TIRANE, 17 Dhjetor/ATSH/-Për një vit me radhë shkencëtarët vëzhguan aftësinë që nje peshk kishte për t'u zhvendosur edhe në tokë, në sajë të luspave të tij të forta dhe rezultatet e studimit i botuan në revistën shkencore 'Nature'.
Ky peshk i rrallë 'laboratori' jeton në lumenjtë afrikanë dhe quhet 'Polypterus senegalus' (BISCIR). Ai jeton në ujëra të cekëta me bazë ranore dhe aftësia e tij për të ecur edhe në tokë i dedikohet skeletit tepër elastik.
Kjo karakteristikë sipas shkencëtareve, mund të ketë ndikuar miliona vjet më parë në kalimin e tyre në jetën tokësore./a.g/








