Pas zhdukjes së midhjes në liqenin e Butrinit, i njëjti problem është konstatuar dhe në liqenin e Kasharit pranë Tiranës. Shumë peshq kanë ngordhur për shkak të temperaturave të larta. Kamera e A1 Report, ka bërë një vëzhgim në këtë liqen, ku siç duket nga pamjet, pasojat janë të konsiderueshme.
Fillimisht specialistët menduan se shkak mund të ketë qenë helmimi. “Fatmirësisht është provuar që ngordhja e peshqve ka ardhur për pasojë të temperaturave të larta të cilat kanë sjellë mungesën e oksigjenit në liqen”, argumentojnë specialistët.
Pavarësisht kësaj situate specialitët e mjedisit dhe peshkimit, shprehen se për momentin nuk ka më rrezik për zhdukjen e peshqve pasi janë ulur ndjeshëm temperaturat. Por të vetmet që kanë përfituar nga ky fenomen, kanë qenë shpendët të cilat kanë pasur me cfarë të ushqehen….
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO