Peshqit e ngordhur në liqenin e Kukësit
Bujqësisa: I kanë hedhur peshkatarët

Peshqit e ngordhur në liqenin e Kukësit<br />Bujqësisa: I kanë hedhur peshkatarët
Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas lajmit se Liqeni i Kukësit është mbushur me peshq të ngordhur. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Ministria e Bujqësisë ka sqaruar se kjo sasi e peshku, është hedhur në liqen nga peshkatarë që nuk kanë mundur ta shesin sasinë e peshkuar.
 
Sipas Ministrisë së Bujqësisë, nuk kemi të bëjmë me peshkim me lëndë kimike ose dinamit.
 
Njoftimi i shpërndarë për shtyp i Ministrisë së Bujqësisë:

 
''Në lidhje me lajmin e publikuar sot në disa media,  për gjueti të paligjshme me lëndë plasëse apo kimike ne Liqenin e Fierzës, ku u konstatua një sasi peshku e ngordhur, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave sqaron se, në bregun e liqenit të Fierzës, gjendet një sasi e ngordhur e peshkut e llojit "Gjuce". Fakti që është vetëm një lloj peshku (gjuce, Alburnus scoranza), tregon se nuk është përdorur lëndë kimike ose dinamit, si forma të peshkimit të paligjshem dhe që shfarosin të gjithë llojet e peshkut në një ekosistem. Në vendngjarje kanë shkuar Inspektori i Peshkimit, Mjedisit etj. Nga ana jone (DSHPA),  është dhënë porosi që një mostër e peshkut të ngordhur të dërgohet për analizë në institucione të specializuara.Thuhet, se kjo sasi peshku, është hedhur në liqen nga peshkatarë, të cilët nuk kanë mundur të shesin gjithë sasinë e peshkuar''.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë, Mitaj zbulon mesazhin e Sylvinhos! Ja porosia për përballjen me Kroacinë

Humbja me Italinë, Mitaj zbulon mesazhin e Sylvinhos! Ja porosia për përballjen me Kroacinë