1672223756_peskov.JPG

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov ka bërë me dije se presidenti rus, Vladimir Putin mbetet i hapur për bisedime me kancelarin gjerman Olaf Scholz pasi ky i fundit deklaroi më herët se do të vazhdonte të kontaktonte me Putin për t’i kërkuar t’i japë fund luftës duke arritur negociata me Ukrainën. 

"Deri tani nuk ka plane për biseda të dakorduara. Putin ka qenë dhe mbetet i hapur për kontakte"- ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, shkruan RIA Novosti. 
 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ukraina rekruton ushtarë të rinj! Kievi: Zmbrapsëm 16 sulme ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk! Zelensky: Kemi nevojë për raketa me rreze të gjatë veprimi!