Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi holandez tërhiqet nga futbolli

Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi holandez tërhiqet nga futbolli

Momenti i rrëzimit dhe paniku për Bas Dost

Sulmuesi i kombëtares holandeze, Bas Dost ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare dhe kjo për shkak të problemeve shëndetësore që ai shfaqi së fundmi. Dy javë më parë, sulmuesi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar dhe arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Tashmë pasi ka kaluar periudhën e vështirë, Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë, si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm. Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost në një mesazh për klubin.

Bas Dost

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'