Pësoi vdekje klinike, shkrimtari Albatros Rexhaj rrëfen gjithçka që ka ndryshuar në jetën e tij

Albatros Rexhaj është cilësuar si shkrimtari rebel e pakorniza që i shkruan dashurisë dhe jetës.  Një filozofi të cilën duket se e ka fituar edhe për shkak të një situate tepër të rëndë shëndetësore që i ka ndodhur shumë kohë më parë, ku ka pësuar vdekje klinike. Një gjendje e cila e ka bërë që të mos e shohi më jetën dhe botën njësoj. Në një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ në Report Tv ai rrëfeu se prej asaj dite jeta e tij nuk ishte më njësoj si më parë.

“Mua më ka mësuar kjo gjë që duhet ta respektoj veten pak më shumë, ky është mësimi më i madh, edhe në kuptimin  që  ta respektoj veten duke i dhënë hapësirë gjërave që janë vërtet të vlefshme për mua. Një prej gjërave që është vërtet e vlefshme për mua është nevoja që të shprehem, që të mos ndjehem i bullizuar, për faktin që dua të shprehem. Unë jam bullizuar shumë për këtë pjesë kur kam filluar të shkruajë, kam arritur në një pikë ku kam fituar një lloj rezistence. Kjo është një stuhi, një furtunë që unë duhet të kaloj nëpër të dhe në fund kur të dal, unë do të jem i kënaqur me veten time për faktin sepse kam resiztuar. Këto probleme që kam pasur kohë pas kohe, më kanë bërë mos heq dorë nga ëndrrat e mija. Në vend që të jetojë me pengje, kam vendosur të mos kem pengje në vetvete, pengje shpirtërore, dhe dua t’i ndjej ëndrrat e mija. Tani rezistoj ndaj idesë që të tjerët duhet të jenë skenaristë në jetën time, unë jam vet skenarist, vet regjisorë nëse është nevoja do bëhem edhe superstar si të më jepet mua kënaqësia, sepse nëse unë ndjehem i kënaqur, unë ndjehem i dobishëm. Këtë kam kuptuar unë, jeta është një listë e madhe e gjërave që janë tërësisht klishe” u shpreh ai.

Ndërsa duket se është në hakmarrja me botën që e rrethon, ai u shpreh se thjesht përpiqet të jetë vetvetja e të mos ndikohet nga shoqëria.

“Unë e rikrijoj veten time kohë pas kohe, edhe në çdo udhëtim të ri që lind unë gjej dicka të re nga vetja ime. Unë realisht përpiqem që ta luftojë palumturinë që shoqëria përpiqet të ma nxisë mua gjithë kohën. Jo nuk jam në hakmarrje, thjesht rezistoj në përpjekjen time që të jem vetja. Të shumtën e kohës unë i humb betejat por nuk e humb luftën. Kjo është pjesë e filozofisë që unë kam. Refuzoj të dorëzohem para rrethit, para shoqërisë, para bullizmit kolektiv që ka kjo shoqëri”tha ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë