Pesë dietat më të shëndetshme të vlerësuara në të gjithë botën

Pesë dietat më të shëndetshme të vlerësuara në të gjithë botën

Foto ilustruese

Për të pestin vit radhazi, dieta mesdhetare u rendit në vendin e parë në listën e dietave më të mira, sipas vlerësimeve të U.S News & World Report.

Në vendin e dytë u renditën dieta DASH, e cila lidhet me kujdesin për të ndaluar hipertensionin dhe dieta Flexitarian, e cila inkurajon të qenit vegjetarian në shumicën e kohës, por është fleksibël për të lejuar një hamburger herë pas here.

Studime të shumta kanë zbuluar se dieta mesdhetare mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit, kolesterolit të lartë, demencës, humbjes së kujtesës, depresionit dhe kancerit të gjirit. Dieta mesdhetare është më shumë një stil jetese sesa një dietë e mirëfilltë.

Kjo dietë përmban gatime të thjeshta, me bazë bimore, me shumicën e çdo vakti të përendruar te frutat dhe perimet, drithërat, fasulet dhe farat. Element i rëndësishëm është vaji i ullirit ekstra i virgjër. Yndyrnat e tjera përveç vajit të ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallë.

Mishi i kuq përdoret me masë, zakonisht vetëm për të shijuar një pjatë. Ngrënia e peshkut të shëndetshëm, i cili është i pasur me acide yndyrore omega-3, inkurajohet, ndërsa vezët, qumështi dhe shpendët hahen në porcione shumë më të vogla sesa në dietën tradicionale perëndimore.

Dieta mesdhetare dallon gjithashtu edhe për elementë të rëndësishëm si ngrënia e vakteve me miqtë dhe familjen.

Dieta e tretë fokusohet në "10 grupe ushqimore të shëndetshme për trurin: perimet me gjethe jeshile në veçanti, të gjitha perimet e tjera, arrat, manaferrat, fasulet, drithërat, peshkun, shpendët, vajin e ullirit dhe verën", sipas US News and World Report.

Ndër kërkesat e dietës është ngrënia e tre porcioneve me drithëra, një sallatë dhe një perime tjetër në ditë, si dhe një gotë verë nëse dëshironi.

Dieta e katërt kërkon të hani shumë perime, fruta dhe mish pa dhjamë, si dhe lejon bukë dhe makarona gjithashtu.

Përveç vendosjes së një objektivi ditor të kalorive, pjesëmarrësit synojnë të ulin yndyrat e ngopura në më pak se 7% të kalorive ditore dhe synojnë të konsumojnë jo më shumë se 200 miligramë kolesterol dietik në ditë, sipas US News & World Report.

Dieta  MAto Clinik fokusohet në një piramidë ushqimore të ristrukturuar që thekson frutat, perimet dhe drithërat, sipas US Neës and World Report.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë