Duket se marrëdhënia mes Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski po bëhet më ‘serioze’ pasi ata kanë më shumë se një muaj që janë në lidhje. Thashethemet për ta filluan rreth një muaj më parë dhe duket se me siguri tani po shkojnë drejt një lidhjeje të vërtetë dhe të hapur.
Një burim për revistën “People” tha se dyshja po e shijojnë vërtet kohën së bashku dhe se kanë shumë të përbashkëta sajë parket personalitetit, stilit dhe vendeve që pëlqejnë të vizitojnë.
Në korrik u zbulua se Ratajkowski po ndahej nga Bear-McLard pas katër vitesh martesë për akuzat se ai e kishte tradhtuar atë. Ajo bëri kërkesë për divorc në shtator. Ata janë prindër të një djali. Davidson dhe Ratajkowski bënë paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në një lojë basketbolli në nëntor, të ulur në oborrin e Madison Square Garden për ndeshjen Knicks-Grizzlies .