Peter Bart, një libër që rrëfen
luftën antiturke në Shqipëri

Peter Bart, një libër që rrëfen<br />luftën antiturke në Shqipëri
“Ballkani Perëndimor midis monarkisë spanjolle dhe Perandorisë Osmane - Mbi çështjet e luftës antiturke në kapërcyell të shek. XVI dhe XVII”, është një libër shqyrtohen planet antiturke, përkatësisht projektet çlirimtare të popujve ballkanikë, të mbretërve katolikë e të princave italianë.

Gjatë kësaj periudhe spikatin përpjekjet shqiptare për çlirimin nga turqit në bashkëpunim me vendet europiane. Për gjendjen në viset shqiptare, nga veriu e deri në Himarë, gjejmë mjaft fakte e dokumente të paraqitura në dinamikën e ngjarjeve në krejt Gadishullin Ballkanik e në Europën e kohës.

Por, osmanët ishin ende në gjendje të asgjësonin lehtë të gjitha planet ambicioze të princave italianë, që e nënvlerësonin fuqinë osmane. E vetmja fuqi që mund të matej ushtarakisht me osmanët ishte Spanja, asokohe në krizë të rëndë ekonomike dhe e përfshirë në shumë luftëra në Europën Perëndimore.

Një libër mjaft interesant, ku autorit i është dashur të nxjerrë material të panjohur e të pavlerësuar më parë, për të ndriçuar historinë ende të pastudiuar të popujve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.

Shkrimi u publikua sot (06.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024