Pas publikimit të videos tronditëse të ekzekutimit të Alan Hanning, kanë qenë prindërit e pengut amerikan Peter Kassing të cilët i bënë thirrje sot militantëve të Shtetit Islamik të tregojnë mëshirë dhe ta lirojnë djalin e tyre.

“Si myslimanë të botës, përfshirë edhe djalin tonë Abdul-Rahman Kassing, festoni Eid al-Adha (Kurban Bajramin), besimin dhe sakrificën e Ibrahimit dhe mëshirën e Allahut. Ne iu bëjmë thirrje atyre që mbajnë djalin tonë të tregojnë mëshirë në këtë ditë dhe ta lënë atë të lirë”.

Në një deklaratë në një video gati 3 minuta, Ed dhe Paula Kassing thanë se ishin krenarë për djalin dhe punën humanitare që kishtë bërë. Prindërit e tij thanë se ai kishte punuar për organizatën humanitare që ai themeloi, në momentin që u zu peng në Deir Ezzour në Sirinë lindore.

Peter ka shërbyer në Irak në muajt prill-korrik të vitit 2007. Kassing ka studiuar shkenca politike, mjekësi dhe së fundmi ka shkuar në Lindjen e Mesme për t’u angazhuar me punë humanitare.

Thirrja e prindërve të Kassing vjen menjëherë pas publikimit të videos së ekzekutimit të britanikut Alan Henning, e cila përfundonte me kërcënimin për të vrarë pengun e radhës, 26-vjeçarin Peter Kassing.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)