FRANCE - Turi çiklistik i Francës ka hyrë në një fazë tepër interesante pas përfundimit të gjashtë etapave të para. Surpriza e këtij edicioni të Turit të Francës është pa asnjë dyshim tanimë Peter Sagan, i cili ka arritur fitoren e tretë. Pas fitimit të dy epatave të para, Sagan, dje ka fituar edhe etapën e tretë, e cila për nga shkalla e vështirësisë nuk ka qënë e lehtë, pasi janë përshkruar plot 207 km. Sllovaku Sagan shpëtoi mjfat mirë nga rrëzimi masiv që përfshiu disa çiklistë 25 km nga përfundimi i garës, duke kaluar Andre Griepel.

Sakaq fanellën e verdhë vazhdon që ta mbajë Fabian Cancelara pas gjashtë garave të para. Ndërkohë që javën e ardhshme fillojnë etapat malore, aty ku do të dalin në skenë edhe kandidatët kryesorë për të fituar turin më të rëndësishëm çiklistik në botë.

Gara e djeshmë u zhvillua në Metz, rrugët nëpër të cilat kalonin çiklistët nga mbarë bota ishin të mbushura me shumë tifozë të cilët mbështesnin yjet e tyre. Intersei për të ndjekur “Tour de France” është maksimal.

(d.b/shqiptarja.com)