Peticioni kundër Kim, PS: Sulm i turpshëm i Berishës! Me asnjë prej ambasadorëve të SHBA në Tiranë s’ka pasur marrëdhënie të mira! Po nxit anti amerikanizmin

Nga Fieri, ku ka marrë pjesë në një aktivitet atje,  kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka quajtur të turpshëm peticionin online, që është firmosur nga mijëra qytetarë kundër ambasadores amerikane Yuri Kim.

Sipas tij këto janë lojëra të turpshme të Sali Berishës që po nxit anti amerikanizmin në Partinë Demokratike.

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist, unë jam i ri, por kam pasur mundësinë që të lexoj, nga ato çmenduritë e regjimit, ku ftoheshin masat që të bënin sulme kundër personave të caktuar, dhe natyrshëm kundër rrezikut angloamerikan. Në fakt edhe ky sulm ndaj një prej ambasadorëve më të mirë që SHBA ka pasur në Shqipëri… më thoni se me cilin prej ambasadorëve amerikane Sali Berisha ka pasur një marrëdhënie të mirë? Nxit gjithë këtë historinë e peticioneve, ky është një turp, krijimi i frymës antiamerikane në PD, apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishës, janë një turp që i takon ta mbajnë atyre.

Ne kurrë nuk do të harrojmë që pa mbështetjen e SHBA-ve, Shqipëria rrezikonte ekzistencën e saj si shtet-komb”, u shpreh Balla.

Balla në prononcimin për mediat në Fier foli edhe për çështjen e hetimit të skandalit CEZ-DIA. Ai u shpreh se ka një raport të një Komisioni Hetimor Parlamentar që ka bërë denoncim zyrtar për Berishën ndërkohë që zbardhja e kësaj çështjeje është detyrim i drejtësisë së re.

“Raporti përfundimtar i Komisionit hetimor është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe që për fat të keq prokuroria nuk kreu hetime të thella për një prej aferave më mëdha në këto 30 vite.  Shteti humbi rreth 418 mln euro gjatë procesit të privatizimit dhe pastaj të rishtetëzimit.  E mirëpres njoftimin e bërë nga mediat, jo nga vetë SPAK për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesorë, apo pjesëtarëve kryesorë në dosjen CEZ, z. Ismailaj. Unë mendoj se nga ai mund të merren të dhëna të rëndësishme. Por të mos harrojmë që Kuvendi i Shqipërisë ka denoncuar Sali Ram Berishën. Zbardhja e kësaj çështjeje është detyrim i drejtësisë së re”, tha Balla.

Sulmet e vazhdueshme të Sali Berishës, kanë nxitur “besnikët e tij” të verbër që të ndërmarrin një peticion kundër diplomates amerikane Yuri Kim. Autori i këtij peticioni, siç mund të shihet te linku, është Milaim Nela, një analist i cili ka shkruar jo pak herë shkrime kundër Kim, e në mbrojtje të Sali Berishës, teksa në Facebook e tij fton ndjekësit që ta plotësojnë.“Mjaft është mjaft”, shkruhet në deklaratë, ku Kim akuzohet se po intimidon opozitën dhe po ndërhyn në votimet e brendshme, referuar zgjedhjeve që po bën ‘Rithemelimi’. Kaq mjafton për të kuptuar fare qartë se kush është autori i kësaj.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karl: 27/04/2022 16:14

    Kyt dhe ilir metaj duhen te shpallen armiqte te kombit shqiptar pse jo dhe non grata edhe ne shqiperi

    Përgjigju
  • Riku: 27/04/2022 14:59

    Telenovela meksikane me me shume seri vazhdon... ja sa te behen dhe lokalet pastaj mund te kete shans per ndonje serie ku aktorit kryesor I ndodh dicka... se I duhen dhe kryetaret e bashkive se kane shume tendera... te na rroje demokracia thuaj jemi kaq demokraci saqe nganje here themi dhe te verteten

    Përgjigju
  • dulja: 27/04/2022 14:53

    Sali Berisha mace e zeze shqiperise Ligesia e kombite sherbetore i Sllaveve rrofte Amerika

    Përgjigju
  • Europ: 27/04/2022 12:16

    Amerika e beri Shqiprin me tre shtete ne ballkan. Ky eshte turpi i kombit.RROFTE PERJETESISHTE AMERIKA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja