Në hetim sipas kësaj liste është dhe vajza e kryebashkiakut të Elbasnit, shtetësja Imelda Sejdini e datëlindjes 14 dhjetor 1978, e cila është dhe dekane e Fakultetit Ekonomik në Elbasan. Shkresa e prokurorisë së Elbasanit hetimet e të cilës po i ndjek si e deleguar prokurorja Erida Kokonozi i është përcjellë drejtorisë rajonale tatimore të këtij qyteti.
Goditja e Gjergj Oshafit
Gjergji Oshafi,zv/drejtori i policisë së Elbasanit është goditur qëllimisht me një automjet, teksa ishte në krye të një operacioni për lokalizimin dhe bllokimin e automjeteve luksoze në qytetin e Elbasanit. Në momentin e goditjes Oshafi mësohet se ndodhej brenda automjetit të policisë, dhe për pasojë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë dëmtim. Automjeti i zv/drejtorit të policisë së Elbasanit është goditur qëllimisht nga një automjet i blinduar tip “Audi”, vlera financiare e të cilit bësohet se shkon në 100 mijë euro.Kjo makinë mësohet se drejtohej nga djali i biznesmenit Petrit Çela, Suel Çela.
Për të kryer arrestimin e tyre, pasi dyshohej se personat ishin të paisur me armë, në drejtim të Elbasanit, janë nisur nga Tirana grupe të repartit RENEA dhe FNSH-së. Në orët e mbrëmjes së 19 shtatorit 2017, është mundur të arrestohen tre persona shtetasit Ledio Zabeli,26 vjeç, Kelmend Xhaferri, 35 vjeç dhe Valmir Dedja, 44 vjeç, të cilëve u janë gjetur lëndë narkotike, armë zjarri pa leje si dhe kanë kundërshtuar policinë gjatë ndërhyrjes për të ushtruar kontroll në ambientet e tregut agro-ushqimor.
Roli i Enea Bekteshit
Enea Bekteshi, një nga tre të dyshuarit për atentatin me antitank në një nga familjet e fisit Çapja në Elbasan, është arrestuar gjatë një opedracioni policor në qytetin e Cërrikut. Bekteshi u arrestua nga Forcat Operacionale në Policinë e Shtetit në Cërrik, pasi dyshohet se ishte shofer në “Audi”-in e blinduar që goditi makinën e policisë së zv/drejtorit të policisë Elbasan Gjergji Oshafi. Bekteshi njihet në Elbasan si person me precendentë policorë, ndërkohë që njihet si anëtar i grupit të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Sipas policisë Bekteshi ishte fshehur në banesën e kunatit në Cërrik që pas momentit të incidentit me policinë e Elbasanit në datë 18 shtator. Pas arrestimit nga kontrollet në banesë iu gjet një sasi kanabisi.Me arrestimin e Bekteshit, numri i të arrestuarve ka shkuar në katër persona, pasi pak ditë më parë u arrestuar shtetasit Ledio Zabeli dhe roja i tregut Valmir Dedja, të cilët ndodhen në burg. Ndërsa për Kelmend Xhaferin, presoni i cili drejtonte një mjet tip “Range Rover”, Gjykata e Krimeve të Rënda, pak ditë më parë caktoi masën e “arrestit në shtëpi”.
d.c./shqiptarja.com







