Petrit Vasili: Uji fle, qeveria s’fle, ja koncesioni që grabiti natën e Vitit të Ri

Petrit Vasili: Uji fle, qeveria s’fle, ja koncesioni që grabiti natën e Vitit të Ri

Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili

Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook akuzon se qeveria grabiti një tjetër koncesion, teksa të gjithë shqiptarët ishin duke festuar. E ndërsa publikon njoftimin e kontratës nga ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Vasili thotë se janë plot 74 mld lekë koncesion për TEC-in e Vlorës, firmosur nga Gjiknuri, që u shkarkua nga Rama.

“Uji fle,ndersa qeveria s'fle, rremben koncesione edhe ne 31 dhjetor!!! E pangopur ne grabitjen me koncesione, qeveria rremben e grabit edhe ne 31 dhjetor. Pikerisht kur te gjithe shqiptaret festojne ne 31 dhjetor,qeveria hasëm i popullit rri zgjuar dhe grabit koncesione, qe i firmosin ministrat, qe ky kryeministri i ka rrezuar,shkarkuar dhe debuar po vete sic eshte Gjiknuri.

Plot 74 miliard leke koncesion per TEC-in e Vlores firmos Gjiknuri i qeverise ne 31 dhjetor. Po ky minister bashke me grabitqaret e tjere qe grabiten 40 milion euro te unaza e re, nuk ndalet dhe grabit edhe dhjetra milion euro. Keta hajdute s'kane as cipe as turp as limit. Vetem perzenia e tyre mund ta shpetoje kete vend nga ky kryehajdut ne krye te qeverise dhe hajdutet cirake qe i ka perqark. Shiheni vete dokumentin, qe eshte bere publik nga media e pakapur” shprehet Vasili.

Dokumenti i publikuar nga Petrit Vasili

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 04/01/2019 07:11

    Cilja fle SPAKU nuk do flej o Cile byzylyku.

    Përgjigju
  • Xhelali: 03/01/2019 22:27

    Ka shum te drejt zoti Petrit.Nuk lane me pa grabitur keta maluketer

    Përgjigju
  • Hinglateri: 03/01/2019 19:47

    Bufi i Pulave

    Përgjigju
  • Arbër: 03/01/2019 18:58

    Ajo qeveri që fle prej saj ska dobi, keshtu që mirë është që nuk fle dhe vepron!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë