Kryetari i PSV ’91, Petro Koçi kryeson listën e kandidatëve për këshilltarë për bashkinë e re të Tiranës. Një kandidim i tillë në kryeqytet i kreut të PSV ‘91 bëhet jo vetëm për të treguar seriozitetin e këtyre zgjedhjeve sidomos për kryeqytetin, por dhe rëndësinë që PSV ‘91 i kushton fitores në Tiranë të koalicionit ASHE dhe kandidatit të saj për kryeqytetitn Erjon Veliaj, për një qeverisje ndryshe dhe në drejtimin e duhur.

“Kryesimi i listës së kandidatëve të PSV ‘91 për këshillin bashkiak të Tiranës bëhet për t’i dhënë rëndësi dhe seriozitet zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Ne po bëjmë një fushatë modeste. Jemi parti pa fonde financiare, por me shpirt kombëtar dhe zemër shtetbërëse”, ka deklaruar për ‘Shqiptarja.com’ kreu i PSV ‘91 Petro Koçi, i cili nuk ka munguar të deklarojë se fitorja e koalicionit të majtë është e garantuar në të gjithë vendin, për shkak të programit dhe kandidatëve të duhur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)