Petro Koçi: Albin Kurti nuk e shpëton dot Berishën, vënia në shërbim të tij tani që është 'non grata' në SHBA bie erë të keqe

Petro Koçi: Albin Kurti nuk e shpëton dot Berishën, vënia në shërbim të tij tani që është 'non grata' në SHBA bie erë të keqe

Sali Berisha dhe Albin Kurti

Deputeti socialist Petro Koçi, ish-ministër i Mbrojtjes, ka reaguar për të gjithë debatin e krijuar në Shqipëri dhe Kosovë për mbi të gjithë për atë që ai e quan aleancë e Albin Kurtit me Sali Berishën.

Sipas tij, ai dhe Vetëvendosja janë duke u vënë në shërbim të Berishës me debate shterpë si ky për Bregoviçin. Petro Koçi e quan 'Vetëzhvendosje' partinë që e drejton Kurti, teksa e fton që të bëhet serish Vetëvendosje

“Vetëzhvendosja është e lirë të përzgjedhë alëatët e saj. Por vënia në shërbim të Sali Berishës, kur ky sapo është shpallur 'non grata' nga SHBA bie erë të keqe. Patriotizmi i stërmundimshëm për t’u marrë me një Bregoviç nuk e shpëton Saliun.

Nuk e fshin faktin që ndërmarrja Shqiponja e PD kreu trafik karburanti me ish-Jugosllavinë e Millosheviçit sipas marrëveshjes Berisha-Bullatoviç. Nuk e fshin dot faktin që Berisha e quajti tradhti kombëtare firmosjen në Rambuje. Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë. Të asaj brenda Flamurit kuqezi.

Pa Shqipërinë, Kosova është e humbur. Për Shqipërinë, Kosova është garancia me rëndësishme strategjike. Shqipëria dhe Kosova pa SHBA dhe BE nuk i realizojnë dot aspiratat dhe interesat kombëtare.

Prandaj është mirë që Vetëzhvendosja t’i kthehet të ardhmes së interesit tonë kombëtar. Dhe jo të shkuarës 'non grata'. Aleanca me Berishën është kompromentuese. Të bëhet Vetëvendosje”, shkruan ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 12/08/2021 21:28

    Albin Kurti nje koqekandari

    Përgjigju
  • ZALLOTA KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 12/08/2021 17:57

    Albin Kurti është bër si dordolec me trem laraskat. E jo më të shpëtoi qenin salhe. Kurti është tamam dallkauk shkon nga fryn era e Kurti qelbet era.

    Përgjigju
  • Enveri: 12/08/2021 16:06

    Salen se shpeton dot as perendia ne gjendjen qe eshte katandisur ejome albinistani i cili ben mire te ruaj veten se me keto mend do shkoi per vete per lesh

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/08/2021 15:49

    Si ta “shpëtoi” Kurti salen, a jeni në vete ju ? Kurti nuk i del kundër Amerikës as për babain e vet në këtë situat !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë