Pas zgjedhjes se presidentin, brenda PS ka pasur disa zera dhe keqkuptime persa i perket z.Rama per moskandidimin e Fatos Nanos per postin e presidentit. Nga ana tjeter Nano ka premtuar te sjellë levizjen Nano per Fitoren e Socialisteve. A do te funksionoje?
-I vetmi gabim qe eshte bere nga kryesocialisti Edi Rama eshte takimi me Ilir Meten ne Gjirin e Lalzit si dhe tryeza e dyte mes PD dhe PS qe ishte vertet e panevojshme qe u zhvillua pa garanci paraprake konsensusi.
Ne kemi nje president republike i cili eshte vertet legjitim per nga pikpamja e procesit zgjedhor kushtetues por jo nga pikpamja e formatit kushtetues si perfaqesues i unitetit kombetar nga ana tjeter kemi nje president i cili nuk ishte pjese e nje procesi politik konsensual te kerkuar me shume ngulm jo vetem nga opozita por edhe nga nderkombetaret, pra procesi ishte nje zhgenjim per partneret tane europiane.
Gjykoj se nese do te kandidonte nje personalitet politik opozita atehere ajo do te bente nje gafe te rende politike sepse do te legjitimonte procesin ne favor te Berishes, nje kandidat nga opozita nuk do te krijonte carje te votave ne radhet e mazhorances. kemi nje realitet te kontrolluar dhe komanduar mire nga Berisha edhe per shkak te vet sistemit i cili sot perfaqeson nje sistem i cili nuk e bene por e kap shtetin ne kete kuader kemi kushtetuten, kodin zgjedhor, por edhe ligjin, rregulloren mbi te cilen funksionon parlamenti, te treja kto jane nje sistem kombinimesh qe nuk i sherbejn shtetit por cberjes se tij, ne kete kuptim mendoj se edhe vetkandidimi i zotit Nano dhe egzagjerimi i veprimeve te tij dhe ishte nje dem i madh per opoziten pasi e vuri Ramen mes dy zjarreve, nga njera ane ishte zotin Berisha dhe nga ana tjeter Zoti Nano dhe ne nje faremenyre krijoi nje keqkuptim ne opinionin publik sikur beteja per presidentin ishte nje betej mes dy paleve, ne fakt ishte nje betej mes interesave te shqiperise dhe interesave private te kryeministrit te fituara nga interesat e kryeministrit por jo per faj te opozites por e nje politike prej biznesmeni qe po aplikon zoti berisha por edhe prej presioneve qe mund te kene ber faktore te ndryshem sic ishte ai i zotin Nano per opoziten.
Z.Koci nese zoti Rama do te kishte kandiduar z. Nano per president, a do te ishte ai nje kandidat i mundshem dhe sot a do ta kishim president sepse eshte perfolur shpesh here ngaqe Rama nuk e kandidoj dhe ai humbi.
-Une besoj se vetem politikane joprofesioniste apo nje opinion politik i pastervitur dhe femijenore mund te pranonte nje variante te tille, domethene e vetmja arsye qe mund te bente opoziten te kandidonte zotin Nano mund te ishte ajo qe quhet bashkimi i opozites por dhe kjo nuk qendron pasi opozita ka nje sere faktoresh qe duhet te bashkohen per te fituar zgjedhjet e 2013, dhe jo thjesht nje bashkim per te fituar zgjedhjet presidenciale qe perfaqesonte zotin Nano, dhe ai proces u komplikua pasi e ktheu levizjen nga nano per president ne levizjen per fitoren e socialisteve, nuk besoj se eshte per fitoren kur nje vit para zgjedhjeve hap debatin per lidershipin e PS, ku eshte nje investim ne favor te kundershtarit politik dhe jo ne favor te bashkimit te opozites.
Nano ka shume gjera per te shpjeguar lidhur me qendrimet qe ai ka mbajtuar ne keto 7-8 vite dhe sidomos ne qendrimet agresive kunder opozites ne disa ngjarje te rendesishme politike dhe ne ngjarjet e renda publike si ajo e 21 janarit ku Nano e quajti opoziten dhe nje bande ku nuk mund te konsiderohet sjellja e opozites apo e atyre djemve dhe vajzave me shkopinj, perball nje garde qe ka perdorur edhe armatim te vertet mbi trupat e demonstruesve nga ana tjeter zoti nano disa takime si ai i Lalzit i ka quajtuar ne fillim si pozitive sepse ndoshta ka menduar si i kane sherbyer zgjedhjes se tij si president dhe me pas i ka kundershtuar pasi i ka lidhur me interesat e tij.Ne kemi nje Nano qe ka humbur 3 zgjedhje presidenciale ne 2002, 2007 dhe 2012, jane 3 beteja persona te tij qe kane humbur dhe ai me shume keto vite ka menduar per interesat e tij personale dhe jo ato publike si dhe ato socialiste.
Vitin tjeter kemi edhe zgjedhjet qe Rama i ka cilesuar se do ti fitoje ato, sipas jush cfar duhet te rregulloj Rama brenda partise socialiste per ti fituar.
-Nese opozita e bashkuar nuk prezanton nje vizion kushtetues ndryshe nga ai i berishes atehere beteja e 2013 do te jete nje beteje kolltuqesh dhe jo nje beteje vizionesh dhe platformash, dhe hapi i pare i bere nga Rama lidhur me konsiderimin gabim te ndryshimeve kushtetues te 21 prillit 2008 duhet duhet te shoqerohet me nje platforme.Vendi ka nevoje per nje reforme kushtetuese, ka nevoje per nje ligj te ri ne funksionimin e parlamentit, dhe natyrisht per nje kod te ri zgjedhor i cili eshte edhe i ri ne sistemin e vet, te trija keto jane pjese e nje mentaliteti per ta kapur shtetin dhe per ta perdorur ate si prone private dhe jo per te bere nje shqiperi demokratike me institucione te pavarura dhe me institucione funksionuese dhe me nje shqiperi brenda standardeve europiane dhe nga kjo fillon kjo beteje dhe nese sbehet kjo fati i fitores do te jete nje ceshte matematikash, aleancash dhe kjo lloj platforme e bashkon apoziten.
Ju ne fillim e konsideruat si gabim qe Rama takoi Berishen ne raundin e dyte, nga ana tjeter Berisha kerkon ta takoj Ramen per reformen, nje ngerc ky ne politike dhe qe nuk po merr nje zgjidhje ashtu sic duhet, nderkohë qe jemi edhe drejt afatit te fundit deri me 12 korrik, a duhet ta takoj Rama persesi Berishen?
-Berisha eshte bere nje biznesmen ne politik i suksesshem dhe mundohet te manovroje me ato qe quhen presione dhe dialog mes paleve ne momentin qe nuk ka nje ndjeshmeri per plotesim kushtesh paraprake atehere takimet jane te pafrytshme dhe perdoren nga berisha per te thene qe ai ka qene gjithmon i hapur per dialog me opoziten por eshte i vetmi person qe nuk ka asnje interes nga marreveshja me opoziten sepse eshte kunder zgjedhjeve te lira dhe te ndershme eshte kunder ndryshimeve thelbesore qe garantojne zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe eshte kunder integrimit europiane te vendit sepse integrimi i vendit eshte ne kundershtim me interesat e tij personale me interesat e tij financiare , te klanit qe ai perfaqeson sepse nje shqiperi ne be do te thote nje shqiperi me e kontrolluar me transparente dhe kjo nuk i intereson Berishes..dhe reagimi i opozites duhet te jete shume i prere dhe nuk ka arsye qe opozita te terhiqet nga kerkesat e saj te cilat tashme jane rrezuar, si numerimi elektronik dhe ka mbetur vetem ceshtja e KQZ dhe e ankimimit, per ceshtjen e sistemit kemi nje heshtje totale.