Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i është përgjigjur ashpër ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e sulmoi në deklaratat e tij publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçi nuk ka kursyer ironinë dhe akuzat ndaj liderit historik të PD-së, duke e cilësuar atë si mallkimin e vendit dhe peshkaqenin e krimit.
Mesazhi i plotë:
I dashur Mallkim i vendit tim, Sali Berisha,
Meqë deklarata ime e fundit lidhur me procesin e përcaktimit të kandidaturave në PS të paska djegur ty më shumë se çdokënd tjetër kishe pasur "mençurinë" pa pikë kuptimi të përmendje emrin tim në një kumtim të trullosur gjyqësor ndaj partisë time.
Ta kam thënë dhe herë tjetër se ndryshe nga ti unë kam vendosur të vdes si qytetar i mirë dhe jo si ti, politikan i pasur.
Nuk është faji i diagnozës politike që të kam përcaktuar në rastin e epshit të pakontrolluar të femijëve dhe dhëndrit tënd për pasurim miliona eurosh gjatë karrierës tënde kryeministrore. Jam përballur me ty, krimet e tua dhe kandidatët e tu dhe i kam mundur as me grushta, as me shkelma, as me hunj, as me kamzhik, as me burgosje, as me berbere, as me tregeti, por me vota te pastra në Fier dhe në Kombinat.
Për kutinë tënde kriminal nëse një politikan nuk është pak bandit, pak zjarrvënës, pak votëvjedhës, pak grabitës, pak hajdut atëherë ai katandiset të emërtohet naiv i pamençur.
Je fatkeqësia e vendit tim, sepse çdo e keqe tjetër në këtë vend ështe një e keqe më e vogel se ajo e jotja. Prandaj progresi ynë ka ngecur shpesh nga litari yt në këmbët e Shqipërisë tonë.
Nëse Ceno Klosi do rezultojë i inkriminuar sërish do mbetet nje cironkë përballë nje peshkaqeni si ti në fushën e krimit.
Ti je turpi i komunistëve që u ktheve në nderin e pëdëistëve.
Je Mallkimi i vendit tim!
Harram!
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1464
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente
24 Mars, 13:39
-
‘Djathtas për Zhvillim’ prezanton kandidatët për 11 majin! Alibeaj: Krah SPAK, po ndëshkon korrupsionin! Shehi: Listat e mbyllura në turpin e PD (VIDEO)
24 Mars, 13:36
-
Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë
24 Mars, 12:41
-
Edhe Alibeaj i bashkohet ‘trendit’ të videove në rrjetet sociale, shfaqet me dy vajzat para SPAK
24 Mars, 12:00
-
Rama ironizon sërish Berishën me një buf: Sy m’sy ke këneta
24 Mars, 11:53
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Dërgimi pritet të nisë më 10 prill (VIDEO)
24 Mars, 11:48
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
Rama: Kontrolle bizneseve me AI! Hile me shtretërit, 65% parapagim nëse s’doni masa të ashpra! Ndalimi i prokurimeve 4 muaj para zgjedhjeve, absurditet (VIDEO)
24 Mars, 09:57
-
Edhe pse në proces divorci, Monika Kryemadhi uron Metën për ditëlindje: Dëshiroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh më 11 maj! Vota për ty, mundësi ndryshimi për Shqipërinë
24 Mars, 09:52
-
Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kriminale që ekzekutoi 3 pjesëtarë të familjes
23 Mars, 22:43
-
Basha takim me emigrantët në Athinë: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit, dëshmi se jemi pro SPAK! Në 12 vite u larguan 1 milionë shqiptarë
23 Mars, 21:31
-
REPLIKAT/ Rama: O Lul nga po më thërret sot, nuk ke më as fyell, ta mori bufi! Basha: Fyelli është i yti, në çdo vrimë del nga një hajdut (VIDEO)
23 Mars, 20:10
Te lumte goja dhe pena Petro Koci! Ai eshte mallkimi dhe pengmarresii ketij vendi! Cdo kriminel,bandit,drogaxhi,hajdut e i korruptuar i ketij vendi eshte nje hollesi e parendesishme ne kete vend,ne krahasim me kete perbindesh te mallkuar qe i ka zene frymen ketij vendi e ketij populli. Kete,qellimisht nuk do ta vleresoje e kuptoje vetem SPAKU e Altin Dumani.Aresyen e di vetem ai.Kercenohet,shantazhohet apo? se per ta korruptuar Dumanin nuk ma merr mendja!
PërgjigjuTë lumtë Petro Burri i ndershëm!