Petro Marko ishte arsimtar, publicist, gazetar dhe shkrimtar shqiptar. Ai lindi më 25 nëntor 1913, në Dhërmi dhe vdiq më 27 dhjetor të 1991.
Pasi kreu shkollën në Vlorë vjen në Tiranë dhe me ndihmën e Hilë Mosit, që asokohe ishte ministër Arsimi, caktohet mësues në Dhërmi. Më pas transferohet për në Dhrovjan të Dropullit. Gjatë kohës së qëndrimit në këtë zonë, pati probleme dhe emigron për herë të parë në Greqi, ku qëndron fillimisht në Korfuz dhe më pas shkon në Athinë, ku kishte të vëllanë, Dhimitrin (Mimon). Atje hyn në fakultetin e letërsisë.
Pavarësisht se ishte një nga personalitetet më të persekutuar, Petro Marko nëpërmjet prozës moderniste arriti t’i bëjë bisht caqeve uniformizuese të realizmit socialist.
Ndërsa në rangun ndërkombëtar, është pjesë e radhëve të shkrimtarëve të brezit të humbur, së bashku me Ernest Heminguejn dhe Erik Maria Remarkun.
Në vitin 1936, Marko iu bashkua radhëve të Luftës Civile të Spanjës me një grup prej 40 shqiptarësh. Në klimën e luftës nacional-çlirimtare, u kthye në atdhe ku ra në prangat e italianëve dhe së bashku me 600 të burgosur të tjerë u internua në ishullin e Ustikës.
Kjo do ta ndikonte të sillte, vite më vonë, veprat si “Nata e Ustikës”, “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit” që portretizojnë shkretinë e luftës, duke himnizuar paqen dhe humanizmin.
Xh.K/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1324
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmia e rrallë e Petro Markos: Në ’88-ën, kur isha në Greqi me Safon dhe njerëzit e mi, më propozuan të rrija aty e të shkruaja një libër kundër Enver Hoxhës
1 Qershor, 13:52
-
Kujtimet e Petro Markos: Kur Asllan Ypi e kishte parë Enverin te kafe ‘Flora’ dhe i kishte thënë po ti, çdo këtu me këta të kuqtë
25 Maj, 13:06
-
Himarë/ Rama i jep certifikatën e pronësisë, vajza e Petro Markos: Do ta kthej në muze dhomën e babait, kujtimi i tij do jetë gjithmonë aty
24 Maj, 11:27
-
Paul Auster, autori i Trilogjisë së Nju Jorkut vdes në moshën 77-vjeçare
1 Maj, 11:27
-
Ekspozitë në 110-vjetorin e lindjes së Petro Markos
22 Dhjetor 2023, 19:37
-
Dëshmia e rrallë e Petro Markos: Në ’88 kur isha në Greqi me Safon dhe njerëzit e mi më propozuan të rrija aty e të shkruaja një libër kundër Enver Hoxhës…
2 Qershor 2023, 08:47
-
Kujtimet e Petro Markos: Zyrtari komunist përdhunoi një vajzë të vogël, por në fshat ua mbyllën gojën! Thanë se ishte thashethem për të denigruar Partinë
31 Maj 2023, 11:16
-
Kujtimet e Petro Markos: Si u tërbua Mehmet Shehu nga një vjershë e imja! Më tradhtuan shokët e mi të ngushtë
30 Maj 2023, 11:29
-
‘Në Shtëpinë Botuese, punoja në një zyrë me kolegun, ai më spiunoi te Sigurimi, sikur kisha folur kundra pushtetit dhe…’/ Kujtimet e Petro Markos
29 Maj 2023, 07:27
-
‘Të lidhur me zinxhirë, më çuan te qelia ku mbanin ata që do pushkatoheshin, por…’/ Kujtimet e Petro Markos
28 Maj 2023, 07:24
-
‘Të lidhur me zinxhirë më çuan te qelia ku mbaheshin ata që do të pushkatoheshin! Si shpëtova pas letrës që i çova Koci Xoxes’, kujtimet e Petro Markos
27 Maj 2023, 07:24
-
'Kur Asllan Ypi, e kishte parë Enverin te Kafe ‘Flora’ dhe i kishte thënë: Po ti, çdo këtu me këta të kuqtë, ai…’/ Kujtimet e Petro Markos
25 Maj 2023, 07:54