/ATSH/-.Mendimtari i vërtetë nuk i përket vetëm kohës në të cilën bën pjesë si qenie; ai , ndryshe nga të tjerët, projektohet në të ardhme e bëhet hapsirë, epokë dhe frymë jetëdhënëse për brezat që do të vijnë.
Del jashtë përpjestimeve të jetës së zakonshme, dhe me veprën e tij bëhet pikë referimi për cilindo që kërkon vlerat e mirfillta të dijes e të njohjes. I tillë qe dhe mbetet Petro Zheji , njohësi i thellë i gjuhës sonë, përkthyesi që bëri të flasin shqip Servantesin dhe Tolstoin e me studimet e tija në lëmin e gjuhësisë i dha shqipes rrolin që shumë studiues të huaj si Leibnitz, Hahn,ashtu si edhe tanët J.De Rada, S.Frashëri, P.Vasa e K.Kristoforidhi i kishin njohur, por eruditi Petro Zheji, në vazhdën e tyre, por me një këndvështrim të ri, hapi shtigje të reja duke sjellë një optikë krejt originale përsa i takon mënyres së shpjegimit e interpretimit etimologjik e semantik të fjalëve.
Kështu dhe vetëm përmes studiuesit tonë të nderuar Petro Zheji shqipja zen vendin që meriton; rolin vendimtar për lashtësinë e saj te padiskutueshme në Ballkan e në Europë.
Si poliglot i mirë që ish dhe njohës i filozofisë, matematikës, teologjisë dhe të psikoanalizës, studioi mitet, ritet e arketipet në inkoshientin kolektiv të popujve ballkanikë e ashtu si Otto Ranke, arrin në përfundimin se "gjuhët e para kanë qenë simbolike dhe jo konceptuale,pra krilimi i gjuhës lidhet me inkoshientin dhe jo me koshientin.
Duke zbërthyer fjalët Petro u jep atyre kuptimin primar dhe esencial, duke thënë se vetëm shqiptarët mund të flasin me siguri për shqipen. Në mbeshtetje të ketij mendimi kujtoj rastin kur këtu e shumë vjet më parë, paraqiti për botim studimin "Shqipja dhe Sanskritishtja", recensentët gjuhtarë te obskurantizmit hoxhan e pyetën: Përse nuk bën nje studim Shqipja dhe gjuhët sllave?. Na e jep dhe ta botojmë menjeherë. "Greqishtja dhe latinishtja janë të reja në krahasim me shqipen, për gjuhët sllave as që bëhet fjalë- u pergjigj Petro. Për diktaturën Partia ishte mbi atdheun dhe ideologjia mbi të vërtetën. Në aspektin njerzor, Petro Zheji ishte përkrah atyre që kishin nevojë për ndihmë, me të përndjekurit, me ata që vuanin nga padrejtësitë shoqërore të sistemit dhe armik i cdo lloj konformizmi.
Petro Zheji ishte i vetmi njeri që me ndenji afër e më shoqëroi në përpjekjen kundër burokratëve e autoriteteve të një institucioni që më ndoqi e më luftoi padrejtësisht duke kërkuar të më dënonin në mënyre të pa ligjshme e më ndihmoi të zgjidhja një konflikt që kerkoi të humbja me cdo kusht dinjitetin tim. Edhe në kohrat më të vështira ka pasur e do të ketë njerez të ndershëm, e me kete rast shpreh mirnjohjen time ndaj atyre që ishin si Perto, të ndershëm në detyrat që kryenin.
Si besimtar i denjë, ishte kundër ateizmit e kundër cdo lloj tiranie, demokrat e luftëtar i paepur për të drejtat e njeriut dhe figurë e kalibrit europian, që me studimet e tij nderon popullin shqiptar duke e vënë veten ne rradhën e rilindasve më të shquar.
Shpreh me këtë rast ngushllimet e mia më të thella familjarëve dhe gjithë të njohurve që e donin dhe e respektonin këtë pishtar atdhetarizmi dhe dije të vërtetë.
/Shqiptarja.com