Petroviç: Kemi krijuar unitet në Kosovë, s’ka më serbë të Thaçit dhe Haradinajt

Petroviç: Kemi krijuar unitet në Kosovë, s’ka më serbë të Thaçit dhe Haradinajt

Petar Petroviç

 Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petroviç ka thënë se fitorja e kandidatit të Listës Serbe, Milan Radojeviç, në zgjedhjet për kryetar të Mitrovicës së Veriut është një reflektim i mbështetjes së serbëve në Kosovë për politikën e qeverisë serbe dhe të Aleksandar Vuçiçit.

“Një votë për Listën Serbe është një votë për shtetin e Serbisë, për Beogradin, për të ardhmen dhe vazhdimin e projekteve të zbatuara nga qeveria dhe janë 349 sosh”, i tha Petkoviç RTS-së.

Sipas tij Lista Serbe është një projekt me rëndësi kombëtare.

Falë qeverisë dhe Presidentit Vuçiç, pas vitesh dhe vitesh të tëra, ne arritëm të krijojmë atë unitet serb, në mënyrë që të mos ketë më serbë të Haradinajt ose Thaçit, por vetëm serbë që kujdesen për të ardhmen e popullit serb”, u shpreh Petkoviç

I pyetur nëse dhe kur pritet të vazhdojë dialogu, Petkoviç tha se varet nga Brukseli.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë