Përbërësit:
- 3 filxhanë çaji miell
- 1 lugë çaji maja
- Pak kripë
- Ujë i vakët
- Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një enë hedhim ujin e vakët, majanë dhe pak kripë. Shtojmë miellin gradualisht derisa të krijohet një brumë më i butë se ai i byrekut. E mbulojmë dhe e lëmë në vend të ngrohtë derisa të vijë. Më pas e përziejmë lehtë dhe e lëmë të vijë përsëri. Në një tigan ose tenxhere të thellë nxehim vajin. Me duar të lagura ose me lugë marrim nga brumi dhe i skuqim petullat derisa të marrin ngjyrë të artë. Shërbehen të ngrohta pudrosur me sheqer, mjaltë ose reçel.
Komente











