Përgatitja
2 patëllxhanë të vegjël
2 vezë
150 gr miell
200 ml ujë
2-3 qepë të njoma të grira
1 lugë çaji kripë
Pak piper
Përgatitja
Presim patëllxhanët në feta shumë të holla ose në shirita.
Në një tas përziejmë vezët, ujin dhe miellin derisa të krijohet një brumë i lëngshëm. Shtojmë kripën, piperin dhe qepët e njoma. I përziejmë me patëllxhanët. Mbulojmë tasin me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë rreth 2 orë.
Në një tigan me pak vaj, hedhim përzierjen dhe e shtrijmë si petull e madhe. E skuqim 4-5 minuta nga secila anë derisa të marrë ngjyrë të artë. Mund ta shërbejmë me një salcë të thjeshtë me soja, lëng limoni, pak hudhër të grirë dhe spec djegës sipas dëshirës.
Komente










