Petulla të buta dhe krokante

Përbërësit:

  • 1 gotë qumësht i vakët (rreth 240 ml)
  • 1 gotë ujë i vakët (rreth 240 ml)
  • 7 gr maja e thatë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 700–750 gr miell
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë qumështin dhe ujin e vakët. Shtojmë majanë dhe sheqerin, e përziejmë lehtë dhe e lëmë 5–10 minuta derisa majaja të aktivizohet. Shtojmë kripën dhe miellin gradualisht, duke e punuar brumin derisa të formohet një masë e butë dhe pak ngjitëse. E mbulojmë brumin dhe e lëmë të pushojë në vend të ngrohtë për 45–60 minuta, derisa të dyfishojë vëllimin. Ngrohim vajin në zjarr mesatar. Me duar të lyera me pak vaj, marrim copa brumi dhe i skuqim derisa të fryhen dhe të marrin ngjyrë të artë nga të dyja anët. I nxjerrim mbi letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt.