Petulla të ëmbla servirur me krem kakao me lajthi
Përbërësit:
- 300 ml qumësht i vakët
- 1 lgj maja buke pluhur
- 3 lgj sheqer
- 1 lç kripë
- 100 ml vaj
- 1 vezë
- 650 -750 gr miell
- Vaj për skuqje
- Çokokrem me lajthi për servirje
Përgatitja:
Zemë një brumë të butë që nuk duhet të ngjitet në dorë dhe e lemë të vijë. Më pas e hollojmë në trashësi (sa një gisht) rreth 1 cm. E mbulojmë përsëri me një pecetë dhe e lemë të dyfishohet. I japim petullave formën që dëshirojmë dhe i skuqim në vaj të nxehtë duke ulur temperaturën e sobës. I lemë të ftohen pak petullat dhe i servirim me çokokrem me lajthi.
Komento