Pezë, familja në skamje, jetojnë me
borxhe, vajza nxënëse e shkëlqye

Pezë, familja në skamje, jetojnë me<br />borxhe, vajza nxënëse e shkëlqye
Në këtë objekt të vogël vetëm prej dy dhomave, të cilat kanë dalje jashtë në oborr, jetojnë 6 persona.

Familja Kola, përballon çdo ditë jetën në skamje. Mbështeten nga Njësia Administrative e Pezës me 4 800 lekë në muaj, të cilat sigurisht nuk mbulojnë thuajse asnjë gjë.

Nëna e 3 fëmiëjve, Rajmonda, 32 vjeç, shprehet se mbijetesa është shumë e vëshitrë.

‘’Marrim borxh në fakt sepse nuk mund t’i përballojmë edhe dritat. Kemi vështirësi shumë’’ është shprehur Rajmonda.  

Bashkëshorit nuk mundet të punojë për shkak të kushteve shëndetësore, por edhe në rastet kur gjen punë me ditë, nuk merr pagesën e përcaktuar. 

 ‘’Jetojmë me ndihmë ekonomike, edhe ndonjë ditë kur gjejmë ditë ditë’’ është shprehur Agimi.
 
Vajza e madhe, Klea, është 12 vjeç dhe një nga nxënëset më të mria të klasës, me një mesatare të notave me 9.3. Ajo rrëfen për Report Tv, kushtet në të cilat studion. 

Sigurisht që si të gjithë fëmijët e tjerë, edhe ajo ka dëshirat e saj për të ardhmen.

Agimi nuk mundet të punojë. Sipas Rajmondës, kushtet e tij shëndetësore e detyrojnë që të mos punojë në ndërtim, edhe pse duket sikur është e vetmi sektopr që mund të sigurojë punësim për të shoqin.

Por edhe ajo vet, edhe pse fëmijë të vogël, 13 muajsh, bën përpjekjet e saj për të sjellë të ardhura në familje. 

‘’Çfarë kemi këtu brenda ka 10 vjet që kur e kemi bërë. Të gjitha mobiljet na i kanë dhuruar, vetëm sobën e drurit e kemi blerë’’, u shpreh Rajmonda. . 

Megjithatë, kushtet e vështira, e detyrojnë babin e Kleas, Florisit dhe Ëendit, si dhe vajzën e vëllait të tij, të bëjë punë bujqësie, por edhe kjo e fundit nuk siguron të ardhura majftueshëm për të mbajtur familjen. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?