Pezull Vetingu në Polici/ Ende s’ka Komision të Jashtëm për të bërë vlerësimin

Ende pa rezultate Vetingu në Policinë e Shtetit.

Që në nisje të këtij procesi, ka patur probleme me afatet dhe dokumentat që uniformat blu duhet të dorëzonin. Procesi filloi zyrtarisht në datën 6 prill  dhe dorëzimi i formularit përfundoi në datën 5 maj.

Sipas burimeve të Report Tv, para nisjes së procesit nga policia e Shtetit janë vetëlarguar 200 efektivë policie, si shefa komisariatesh, specialistë apo edhe efektivë të thjeshtë, ndërsa nga radhët e drejtuesve janë larguar vetëm 4 drejtues.

Por edhe pse dokumentacioni tashmë është dorëzuar nga 8500 efektivë të Policisë së Shtetit, ende nuk ka filluar procesi i vlerësimit të tyre.

Zëvendës ministri Julian Hodaj, është shprehur më herët se në javët e para të qershorit, priteshin rezultatet e para nga Vettingu në Polici.

Ngërçi qëndron në krijimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, organ që pritet të vlerësojë dokumentacionin e dorëzuar.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, në një lidhje direkte para Ministrisë së Brendshme, ka raportuar për ecurinë  e këtij procesi.

Gazetari ka thënë se ky Komision ende nuk është krijuar, pasi në datën 18 qershor, Ministria e Brendshme ka publikuar 80 emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e Komisionit.

Gjatë kohës që gazetari Rusta po raportonte para Ministrisë së Brendshme, në ministri ka nxituar të hyjë, zëvendës ministri Julian Hodaj. I pyetur për rezultatet e Vetingut në Polici dhe ecurinë e verifikimit të dokumentacionit, Hodaj nuk ka pranuar të komentojë.

“Jo komente ju lutem”,-ka thënë Hodaj.

Procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit pritet të zgjasë dy vite. Ky ‘aksion’ u ndërmor nga qeveria socialiste dhe ministri Fatmir Xhafaj pas akuzave për inkriminim të policisë dhe drejtuesve kryesorë. Përfundimi i Vetingut synon të rikthejë besimin tek Policia e Shtetit, si dhe të pastrojë policinë nga të inkriminuarit dhe lidhjet me botën e krimit.


(Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për kandidatët për komisionin)


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion