Rinis procesi i vetingut në Policinë e Shtetit, zyrtari i policisë që do të kalojë në sitë i pari! U ndërpre për disa muaj (Emri)

Pas disa muajsh ndërprerje, rinis procesi i veting-ut në Policinë e Shtetit. Brenda pak ditësh pritet të bëhet seanca e pare nga komisionet e ngritura enkas në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Report Tv mëson se subjekti i parë që do të kalojë në sitën e këtij procesi është Edmond Sulaj, aktualisht drejtor i Policisë së Shkodrës, i cili sipas të njëjtave burime pritet të dalë në vetting të hënën e 18 dhjetorit.

Edmond Sulaj do të japë shpjegime në tre shtylla hetimi, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure. Më herët ai ka mbajtur detyrën e drejtuesit në Drejtoriëë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtori të Përgjithshme, apo drejtues në disa qarqe. Gjatë javës së ardhshme, vetting do të ketë jo vetëm të hënën, por edhe të mërkurë të premte.

Salla është vendosur të jetë ajo e konferencave në Ministrinë e Brendshme, për shkak të hapësirës së mjaftueshme për komisionin, subjektet, publikun dhe median.

Veting-u në Policinë e Shtetit rikthehet kësaj radhe për t’u bërë nga AMP, pas pushimit së ekzistuari të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, që kishte vonesa të shumta. Seancat e ditëve të para do të jenë për 36 subjekte, mes të cilëve drejtorë në aparatin qendror të policisë dhe drejtoritë e qarqeve, shorti i të cilave është hedhur në muajin prill, por sipas burimeve pranë AMP akoma nuk janë vendosur emrat e parë.

Deri në këtë fazë, nga prilli kur AMP nisi vettingun në nivelet drejtuese janë marrë 3 vendime pa hetim. I pari për Vehbi Bushatin, ish-drejtues i Lezhës, i cili hoqi dorë nga policia dhe mori detyrën administrative si këshilltar i kreut të policisë, Muhamet Rrumbullaku. I dyti për Oltion Bistrin, i cili fillimisht si drejtues i Operacionales ishte subjekt hetimi, por ulja në detyrë si specialist te Krimet në Volum e përjashtonte nga kontrolli. Bistri u arrestua disa ditë më vonë në muajin korrik.

I njëjti kusht ishte edhe për ish-drejtuesen e Infrastrukturës, Nevila Xoxa. Vetingu në Policinë e Shtetit rikthehet në një periudhë të nxehtë për strukturën, e cila po përballet me SPAK, pas arrestimit të disa prej eksponentëve të saj në lidhje të ngushtë me krimin.

Po ashtu, së fundmi ministria e Brendshme u ka kërkuar efektivave plotësimin e një formulari ku të shprehen nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “EncroChat”, bashkë me kohën dhe arsyen e përdorimit. Në rast se po, ministria e Rendit thotë se do të ketë përjashtim të menjëhershëm nga policia.

Rasti më i fundit i evidentuar është ai i Dedan Gjonit, shef krimesh në Komisariatin nr.6 që akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Erzen Breçanit dhe Ervin Matës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 18/12/2023 08:20

    Drejtues i shkelqyer, djal i ndershem, eshte nder te vetmit drejtues policie qe merr vleresime ne komentet.

    Përgjigju
  • Kukesi: 15/12/2023 21:42

    Eshte njeri korrekt,kuader i pregatitur dhe i pakorruptuar.ja vlen te jet ne drejtim.

    Përgjigju
  • Artan: 15/12/2023 20:48

    Mond Sula eshte djale i rralle..

    Përgjigju
  • Jari: 15/12/2023 20:02

    I vetmi Edmond qe eshte flori ne polici eshte Edmond Rizai. Edmond Sula djale i mire eshte, po per domino

    Përgjigju
    • PKP: 19/12/2023 15:56

      Po si urdhron shoku TOPE.

  • Cupi: 15/12/2023 19:36

    Mondi eshte super djale dhe shume i drejte. Si ky te ishin te gjithe policat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'