Pezullimi i fluturimeve, si pasojë ndërprerjes së punës nga ana e kontrollorëve të AlbControll ka sjellë një kaos në Aeroportin e Rinasit. Gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku ka folur me qytetarët të cilët shprehen se nuk janë informuar dhe nuk dinë asgjë se çfarë do të ndodhë.
"Në 03:45, na thanë që është çdo gjë në rregull. Do shkoja për arsye familjare. Tani do kthehemi në shtëpi. Po bëhemi gati të shkojnë në fshatrat e Fierit, nuk kemi as makinë", tha një qytetar.
"Jo sjemi njoftuar se janë bllokuar fluturimet. Udhetoj ne Bergamo, e kisha planifikuar udhetimin ne 1. Ne 12:00 ishim ketu dhe skna lane te hyjme. Sa erdhëm këtu pamjë njerëzit jahstë hde na thanë se slejoheni të hyni se nuk niset avioni", shtoi një tjetër
![]()
"Kompania nuk na del të na njoftojë se çdo të ndodhë", tha një tjetër.
"Kompania nuk na jep asnjë zgjidhje", u shpreh një tjetër qytetar për mikrofonin e Report Tv.
Lajmi kryesor:
Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID
/Shqiptarja.com
