Pezullimi i fondeve IPARD II për bujqësinë, Sula në ‘Kontrast’: Gropë e zezë korrupsioni, ka shkuar 50% ryshfeti për të përfituar fond! Vangjeli: Ka dyshime për abuzim

TIRANË- Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar në Report Tv pezullimin e fondeve IPARD II. Deputeti Sula thotë se IPARD ka qenë prej vitesh një ‘gropë përfituese e zezë’, ku është abuzuar gjithë kohën me fondet e dhëna nga Bashkimi Europian. Në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, Sula tha se për të marrë fonde nga IPARD II kishte zero shanse nësse nuk jepje ryshfet 30-50% të vlerës që do përfitoje, duke vijuar se kanë përfituar oligarkë e biznesmenë që më pas i kanë devijuar këto fonde për investime të tjera.

Sula tregoi edhe një moment ku vajza dhe dhëndri i tij kishin menduar që të aplikonin në skemën e IPARD II dhe vetë deputet ka dorëzua shkresë në ILDKPI nëse bie në konflikt interesi. Sula thotë se një drejtor i tha se ‘qenke budalla se gjithë deputetët kanë marrë’.

"Do ju them disa të vërteta të hidhura. Prej vitesh, programi IPARD ka qenë gropë përfituese e zezë dhe fondet e BE padiskutim që janë të abuzuara. I kishe shaset zero, 30-50% ka vajtur ryshfeti për të dhënë fondin. Thuhet qyl i keni këto lekët kështu që do i ndajmë. Ka raste që edhe oligarkët, ose biznesmenë të fuqishëm kanë marrë fonde nga AZHBR dhe kanë marrë, miliona euro që i kanë devijuar në vend tjetër. BE mund t’ia hedhësh për një moment, por do vijë çasti që zbulohet. Vajza ime bashkë me dhëndrin kanë kërkuar të aplikojnë dhe kam çuar letër tek ILDKI shkresë nëse ka konflikt interesi. Drejtoi më tha ti qenke budalla se të gjithë deputetët kanë marrë fonde. Nuk aplikoi, u tërhoq", tha ai.

Ndërkohë, analisti Vangjeli thotë se dyshohet se hetimi nga instancat e BE-së ka nisur pas një denoncimi të një zyrtari lokal se po shpërdorohen fondet.

"Programi IPARD ka nisur në vitin 2014 dhe ka disbursuar rreth 70 mln, për të ndihmuar biznesin në bujqësi, ndërkohë që ishte në pritje që të zhvillohej IPARD III që është rreth 170 mln euro. Njoftimi zyrtar e verifikoi edhe zyra e BE, ka nisur një hetim mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve, nga OLAF. Pretendohet që ka pasur denoncim nga aktorët lokal. Mbase kanë pasur indicie të tjera, por pretendohet se ka qenë denoncimi i një punonjësi lokal këtu. Ata kanë zbarkuar në Tiranë. Kanë sekuestruar mjetet e punës, kompjuterë, dosje dokumente dhe kanë nisur një hetim mbi mënyrën e disbursimit të këtyre fondeve. Kanë shkuar në bankat ku janë disporsuar këto para. Ata kanë dyshime të forta që me këto fonde është abuzuar”, tha Vangjeli.

Fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë në Shqipëri në kuadër të programit IPARD II janë pezulluar përkohësisht! Ndërprerja e rimbursimeve është bërë pas një hetimi të kryer nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], për korrupsion në zbatimin e IPARD II.

    Rendit zhvillimet sipas orarit:
    Ora 14:48
    ‘Ti qenke budalla o deputet’, Dash Sula tregon çfarë i thanë në ILDKPI kur pyeti nëse vajza e tij mund të aplikojë për fondet e IPARD II

     

    Deputeti demokrat Dash Sula ka komentuar në Report Tv pezullimin e fondeve IPARD II. Sula tregoi edhe një moment ku vajza dhe dhëndri i tij kishin menduar që të aplikonin në skemën e IPARD II dhe vetë deputet ka dorëzuar shkresë në ILDKPI nëse bie në konflikt interesi. Sula thotë se një drejtor i tha se ‘qenke budalla se gjithë deputetët kanë marrë’.

    "Vajza ime bashkë me dhëndrin kanë kërkuar të aplikojnë dhe kam çuar letër tek ILDKI shkresë nëse ka konflikt interesi. Drejtoi më tha ti qenke budalla se të gjithë deputetët kanë marrë fonde. Nuk aplikoi, u tërhoq", tha ai.

    SI.E./r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Polulli: 19/07/2023 22:10

      Fol o zoteri fol se nuk te degjon njeri.Kujton ti se populli ha bar dhe nuk e di se cfare behet ne kete vend?!!Prandaj po braktiset Shqiperia se e dime cbejet dhe ska shanse te ndryshoj më.SPAK-u PRSH eka mendjen te merret me Ahmetajn,sheqyre qe bene nje pune se po paguhen nga 2 miljon ne muaj pa bere asgje.

      Përgjigju
    • Roko: 19/07/2023 18:09

      Djemte tane...luftojne ne male...sa shkon kjo situata me fjalimin madheshtor qe mbajti udheheqja per ahmetajn dhe partine qe nuk mbron te korruptuarit... po nashi qe del gjithe shteti i korruptuar o mbaje onje flaim ki mo apo si te majte qe jemi e hame shtatzanine me buke i fusim e nje gote vere mbrapa se keta padhoshet jane akoma te gogoli sali... djemte tane...luftojne ne male...

      Përgjigju
    • Plaku iri: 19/07/2023 16:29

      Po si more ta ka mbajtur barku këtë goxha faktë???Pasi ju dhe nga kultura profesionale(nqs)eke duhet t'a kishe plasur këtë skandal që dhe vetëm "1"të vetme t'ja kishe kaluar Sherlo Komsit A.H.????????????

      Përgjigju
    • Plaku iri: 19/07/2023 16:07

      Dakort me peqinasin,por ai më mirë se kushdo tjetër edi ligjin,zi për denoncimin dhe të heshtjes.A mosheshtjen e ka si rjedhoj etë kaluarës të afërt e të---?.

      Përgjigju
    • Turi: 19/07/2023 15:11

      Askush nuk mer fond nese nuk jep rryshfet kjo dihet boterisht perse beni sikur nuk e dini ju vete i merni ato leke o rq

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë