TIRANE – Pas pezullimit të dekanit Bajram Hysa, është emëruar dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë, Pajtim Lutaj. Pezullimi i Bajram Hysës erdhi pas konstatimit të shkeljeve të bëra në këtë fakultet, që llogaritet në një dëm në buxhetin e fakultetit prej prej 55 milionë lekësh.

Konstatimet e shkeljeve erdhën pas një auditi të brendshëm të realizuar në këtë fakultet.

Pajtim Lutaj, mjek okulist, tashmë do të jetë dekan i fakultetit të Mjekësisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)