Pezullimi i lejeve nga MSH, Fagu:
Padi në Gjykatën Administrative

Pezullimi i lejeve nga MSH, Fagu:<br />Padi në Gjykatën Administrative
Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri, ka shkelur kontratën kolektive të punës dhe Kodin e Punës, duke anuluar të gjitha lejet e marra dhe duke ndaluar marrjen e lejeve për çdo punonjës deri në datën 25 qershor 2017.
 
Për këtë ka reaguar Federata e Shëndetësisë, e cila thotë se ministri teknik nuk ka asnjë kompetencë për të përfaqësuar Këshillin e Ministrave.

Kreu i sindikatës, Petrit Fragu shprehet se Federata e Shëndetësisë ka marrë masat për të paraqitur edhe një padi në gjykatën administrative si sindikatë ligjore që përfaqëson punonjësit e Shëndetësisë.

Sipas urdhrit të Ministrit teknik të Shëndetësisë, të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 26 Qershor 2017.

Më parë ishte ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj e cila firmosi pezullimin e lejeve vjetore për punonjësit e administratës për periudhën 25 Maj-30 Qershor.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë