TIRANË- Arben Malaj është i bindur se tashmë është shkarkuar nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Ndonëse se ky vendim është vetë në formën e pezullimit, ai deklaron në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se nga votimi në Kuvend nuk pret surpriza, teksa bën me dije se do e apelojë në gjykatë.
Në studion e Report Tv, përballë gazetarit Ilir Babaramo, Malaj u shpreh se e priste, duke bërë edhe një paralelizëm me tërmetin.
"Nuk është hera e parë. Kërkesën e parë për shkarkimin tim si Ministër i Financave e ka bërë Saliu i parë, por nuk shkoi fare në parlament sepse kryeministri Fino nuk e mori fare parasysh dhe Komiteti Ndërkombëtar më kishte vlerësuar si partnerin më serioz për eliminimin e piramidave nga ekonomia shqiptare. Kjo është historia e dytë me Ramën, që ripropozim të më heqë nga bordi i Bandës së Shqipërisë. Kur u diskutua për masat e tërmetit dhe shkaqet e tërmetit u thanë se u dëmtuan ato institucione që kishin probleme strukturore, të kolonave strukturore, ai ishte tërmet natyror. Ndërsa ky tërmet është politik që ka probleme në kolona strukturore morale, jo fizike kështu që debati im me Ramën është i hershëm. Unë kam për detyrë ta them si anëtarë i Bankës së Shqipërisë që ta deklaroj. Ne duhet të flasim përditë, unë kam të drejtat e mia si individë. këto të drejta nuk m'i heq njeri, janë të drejta universale. Problemi është që karrigen e merr, po integritetin tim s'e merr dot", tha Malaj në Report Tv.
Arben Malaj krahason rastin e tij me atë të ish-Guvernatorit Ardian Fullani, ky i fundit, u dëmshpërblye me 52 paga për shkarkim të padrejtë nga detyra.
"Mua më vjen keq, se lexova një lajm që Gjykata e Strasburgut kërkon ta rikthejë në detyrë ish-guvernatorin, Ardian Fullani, a e dini ju sa mln lekë paguan shteti shqiptar nga vendimet tekanjoze të kryeministrit? Do ta çoj në gjyq, sepse nuk është për karrigen time, unë kam një mision të ruaj pavarësinë integrale të anëtarit të Këshillit Mikqyrës të Bankës së Shqipërisë", tha Malaj.
Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtarë i Këshillit.
Duke u ndalur tek argumenti se koncesionet nuk mund të rishikohen për shkak se kanë penalitet, Malaj tha se në raste fatkeqësie natyrore, të dyja pakët fitojnë të drejta që t'i shtrijnë në kohë afatet dhe detyrimet që kanë për një moment kur situata është me e normalizuar.
"Ligji parashikon që në rast fatkeqësie natyrore, palët nuk aplikojnë penalitet, të dyja fitojnë të drejta që t'i shtrijnë në kohë afatet dhe detyrimet dhe asnjë nuk i bën presion. Psh, në Durrës ka dëme të mëdha, ka kompani që kanë kontrata ndërkombëtare, por nuk kanë punonjës më thonë, por ligji i mbron në raport me penalitet që mund t'i thonë furnitorët, se ai që ia blen mallin atij, diku e shet dhe zinxhiri është një kontratë ligjore. ligji e parashikon që palët nuk aplikojnë penalistët. Asnjë palë nuk mund të thotë meqë më ndodhi një fatkeqësi në vendin tim nuk kam të drejtë që të negociojë me ty që të shtyjë këstet e pagesave për koncesione në një kohë më normale", tha Malaj.
Te pagujm miliona se keta duhet te hajne ne kurriz tone gjithe jeten...o beno shko puno privat se ka pune per te gjithe... Juve ju shijon shteti se tallni trapin e merni rroga e dieta. Leri vendin te rinjve..
PërgjigjuTermet se u shkarkua ky hajduti! Ik mor delirant egoist i pavlere. Keta teoriciene na kane shitur pordhet e tyre per leksione te famshme ekonomie. Ky mor njerez falimentoi vodhi dhe plackiti banken e kursimeve qe ta shisnin per nje cope buke. Kur te zhduken nga qarkullimi keta felliqsira armike do shpetoje ky vend! Teoricien i pordhes.
PërgjigjuIk o beno ti sje per shtepin tende e jo per banken e shqiperise..vendim i vonuar..
Përgjigju