....
Gjykata e Tiranës pezulloi 11 inspektorë ndërtimi, nga të cilët 8 të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) dhe 3 të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV), Bashkia Tiranë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Inspektorët e INUK akuzohen për shpërdorim detyre në bazë të fakteve dhe provave që janë hetuar dhe grumbulluar nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimeve për kryeinspektorin e INUK, Zyhdi Dajti dhe për kryeinspektorin e INUV, Bashkia Tiranë, Florenc Hoxha.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Tirane, Njësia Task-Forcë në dy procedime të veçanta.
Inspektoret e INUK te pezulluar nga detyra:
1. Petrit Asllani
2.Dorjana Ferati
3. Ismail Kamberi
4.Ermal Kaçurri
5.Bledar Aliaj
6.Elvis Xhaxho
7.Vilson Dushku
8.Agim Kaloçi
Inspektoret e INUV te pezulluar nga detyra:
1.Artan Noka
2.Irlind Topi
3.Shkelzen Hoxha
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)