Pezullohen proceset gjyqësore deri më 7 prill, KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente

Pezullohen proceset gjyqësore deri më 7 prill, KLGJ: Përjashtim çështjet urgjente

Deri më 7 prill 2020 të gjithë proceset gjyqësore do të jenë të pezulluara për shkak të situatës së krijuar nga Covid 19. Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi se pezullimi i veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë do të vijojë  deri në datën 7 prill 2020. Ndërsa thekson se përjashtim do të bëjnë çështjet urgjente.

Gjithashtu KLGJ njofton se askujt nuk do t’i mohohet aksesi në drejtësi për shkak të një afati që përkon me periudhën e pezullimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, ndërsa qeveria me akt normativ të publikuar mbrëmjen e 25 marsit vendosi pezullim të afateve.

Të gjitha këto masa janë marrë për të garantuar sigurinë e publikut, gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të gjykatave.  

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin