TIRANE - Skandali në Gjykatën e Pukës ku u përfshinë prokurorë, gjykatës, sekretar, e kancelar të këtij institucioni, i ka kushtuar postin kreut të Auditit në Prokuroinë e Përgjithshme z.Thoma Janko. E gjitha kjo ka ndodhur pasi në dëshminë e tij para Këshillit të Prokurorëve pak ditë më parë, prokurori i Pukës Pëllumb Prençi ka deklaruar para eprorëve se personi që ka ndërhyrë për të ndikuar në kërkesaën e tij si prokuror për çështjen gjyqësore, ka qenë zyrtari i Prokurorisë së Përgjithme.
Kaq ka mjaftuar, bënë me dije burime nga Prokuroria e Përgjithsme për A1Report, që kryeprokurori të pezullojë nga detyra vartësin e tij dhe mbi të të nisë menjëherë hetimi për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligshëm tek persona që kanë funksion publik”. Vetë Janko nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për dëshminë e prokurorit të Pukës, i cili gjithashtu është pezulluar dhe gjykohet për shpërdorim detyre.
Këtë të enjte në mbledhjen e rradhës Këshilli i Prokurorisë pritet të vendosë për shkarkimin apo jo nga detyra të Prençit.
Skandali në gjykatën e Pukës u denoncua nga media, teksa për rastin asokohe u arrestuan 7 persona teksa mes tyre ishte dhe gjykatësi Shtjefën Lleshi dhe prokurori i Pukës Pëllumb Prenci.
Po i njëjti burim sqaroi për A1Report se Janko me detyrë prej 10 vitesh në sektorin e Financave në Prokurori pritet të që pas verifikimit të dëshmive dhe përmbylljes së hetimeve të përfundojë nën akuzë nëse deklarimet e prokurorit Prenci, do rezultojnë të vërteta.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com