Pezullohet futbolli në Turqi, gjendet i vdekur nën rrënoja portieri i Malatyaspor

Pezullohet futbolli në Turqi, gjendet i vdekur nën rrënoja portieri i Malatyaspor

Ahmet Eyup Turkaslan

Tërmeti shkatërrimtar që goditi sot Turqinë dhe Sirinë ka lënë pas më shumë se 2300 viktima. Mes personave të pafat është edhe Ahmet Eyup Turkaslan, portieri i Malatyaspor në Ligën e Parë turke.

28-vjeçari u gjet nën rrënoja, teksa bashkëshortja e tij u shpëtua nga emergjencat civile. Trajneri i Malatyaspor, Yilmaz Vural konfirmoi mëngjesin e kësaj të hëne vdekjen e portierit Eyup Turkaslan .

"I dhashë skuadrës dy ditë pushim pas ndeshjes. Shumë lojtarë nuk ishin në Malatya. Aty ishte vetëm portieri ynë i dytë, Ahmet Eyup Turkaslan. I shpëtuan gruan. Jam i shkatërruar", tha trajneri Vural.

Ekipet e kërkimit po përpiqen të lokalizojnë ish-lojtarin e Chelsea, Christian Atsu i cili luan për Hantayspor, shokun e tij të skuadrës Onur Ergün, drejtorin e futbollit të Hatayspor, Taner Savut dhe përkthyesin e klubit Emre, të cilët gjithashtu janë të humbur nën rrënoja. Federata e Futbollit në Turqi ka pezulluar të gjitha aktivitetet.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës