
Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë. Shkak për këtë është bërë prezenca e akullit në rrugë. Në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të kamionëve që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Greqisë, ta shtyjë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.
"Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë, për të shmangur problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë. Do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës", njofton Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Lajmi kryesor:
Emigrantët vijojnë kthimin në vendet ku jetojnë, fluks në doganat shqiptare (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.6%
-
Pak
12.4%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë
20 Shkurt, 14:42
-
U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë
14 Janar, 23:55
-
Ankesat e udhëtarëve dhe shoferëve në Kapshticë, Greqia hap kufirin për autobusët dhe kamionët! Merr fund pritja e gjatë
13 Janar, 15:02
-
Dimri polar/ Në Kapshticë u krijua situatë kaotike, autobusët mbetën mbi 3 orë pritje! Udhëtarët: Shteti ta zgjidhte, qëndruam mes borës, me fëmijë, pleq e gra shtatzëna (VIDEO)
13 Janar, 14:30
-
Festat e fundvitit, kreu i Tur-Operatorëve në Report Tv: Tirana ishte destinacion për turistë nga Spanja, Italia e Holanda! Fluksi këtë dimër, më i lartë se vjet
6 Janar, 14:06
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
Kapshticë/ Pas festave emigrantët largohen drejt Greqisë! Punohet me kapacitet maksimal
3 Janar, 12:38
-
E keni tepruar me ushqimin? Ja çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit
2 Janar, 20:50
-
Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare
2 Janar, 18:52
-
Tragjike/ Kush është Zoi Ksila, vajza me shtetësi greke e origjine shqiptare që nderroi jetë në aksidentin fatal! Erdhi për pushime me të fejuarin
2 Janar, 15:06
-
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
1 Janar, 15:46
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10