Pezullohet kompania e skanimit
të mallrave prezantohet kodi i ri

Pezullohet kompania e skanimit<br />të mallrave prezantohet kodi i ri
TIRANE- Kompania “Rapiscan” është pezulluar të kryejë veprimtarinë e saj në doganat shqiptare. Qeveria është në një fazë negociate, për sa i përket kontratës konçensionare me kompaninë “Rapiscan” për skanimin e mallrave në doganë. Kjo u bë e ditur nga drejtoresha  e Doganave, Elisa Spiropali, gjatë konferencës së prezantimit të Kodit të ri Doganor, të zhvilluar në qytetin e Durrësit. Në lidhje me këtë Kod, drejtoresha Spiropali theksoi, faktin se ai është përpiluar që të lehtësojë raportet doganë-biznes, si dhe të afrojë administratën doganore shqiptare me standardet e Bashkimit Europian.

“Rapiscan”
Marrëveshja konçensionare me këtë kompani është nënshkruar nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe zgjat për 15 vjet. Por ngel e dyshimtë procedura e konkurrimit dhe e miratimit të ligjit për veprimtarinë e kësaj kompanie. Sipas një vendim i Këshillit të Ministrave të Berishës me nr 755, i datës 2.11.2011 i kishte dhënë edhe një “bonus” prej 8 pikësh “Rapiscan”-it dhe i kishte ngarkuar të shërbente në Shqipëri për skanimin e konteinerëve dhe të automjeteve të tjera në këtë vend.  Procedura e përgjedhjes ka qenë ajo “klasike”: propozim i pakërkuar, sipas nenit 5, pika 3 dhe nenit 23, pika tre, shkronja b) e Ligjit “Për koncensionet”.

Pas VKM të miratuar në nëntor 2011, qeveria “Berisha” nuk nxitohet të miratojë ligjin nr 123/2013 “Për miratimin e kontratës së konçensionit ndërmjet Ministrisë së Financave si autoritet kontraktues dhe shoqërisë “Rapiscan”, si konçensionar, për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontenierëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë dhe tarifës së shërbimit të skanimit”. Ligji është miratuar në 24 Prill 2013 dhe është miratuar nga Presidenti Bujar Nishani, në 2 Maj 2013. Kjo është mënyra se si kompania “Rapiscan” ndodhet në Shqipëri duke skanuar mallrat në doganat e vendit, analiza vjen për “Shqiptarja.com” nga ekonomisti Bardh Sejdarasi.

Ai bën të ditur edhe faktin se një drejtues i lartë i kompanisë mëmë të “Rapiscan”, ka deklaruar para një viti se të ardhurat bruto nga kjo marrëveshje do të rriteshin nga 150 milionë dollarë deri në 250 milionë dollarë. Për sa i përket kësaj deklarate, ekonomisti Sejdarasi e ballafaqon faktin se “Rapiscan”, sipas zyrtarëve të atëhershëm do të rriste të ardhurat me 15%, ndërsa “Crown Agent” vetëm me 1%, në një hark kohor prej 4 vitesh, duke marrë  vetëm 4.25 milionë euro.
 
Biznesi
Kodi i ri Doganor, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2015, synon të vendosë një marrëdhënie të re të doganave dhe biznesit. Gjatë prezantimit të këtij kodi në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama tha se theksi do të vihet në luftën ndaj korrupsionit, burokracisë dhe informalitetit. Ai, gjithashtu, ftoi qytetarët dhe sipërmarrësit të denoncojnë rastet abuzive. “Është një ditë e shënuar për marrëdhëniet mes shtetit dhe biznesit, doganave shqiptare dhe importuesve dhe eksportuesve.

Shënon ndërmarrjen e një hapi të madh të përbashkët e të shumëpritur në drejtim të rritjes së sigurisë për eksportuesit dhe importuesit, në drejtim të futjes së inovacionit në funksion të luftës ndaj burokracisë dhe korrupsionit. Më parë biznesi është parë si burim të ardhurash për t’u nxjerrë me hir e pahir, në një epokë ku biznesi trajtohet si partner strategjik në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Tashmë dogana dhe tatimet janë krahët më të cilët shteti iu shërben njerëzve të biznesit, - tha kreu i Qeverisë.

Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin