LEZHË- Shefi i Komisariatit të Policisë në Lezhë, Agim Hoxha është vënë në hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Një agjente krimesh ka denoncuar pranë AMP se një mbrëmje kur ajo ishte në shërbim, shefi i komisariati ka shkuar i dehur në zyrë dhe ka kërkuar sqarime për punën, që nuk kishin asnjë emergjencë.

Po ashtu, Hoxha u konstatua nga kolegët nën efektin e alkoolit duke udhëtuar nga Lezha në Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vazhdon hetimet, ndërsa nuk ka dalë ende në njoftim zyrtar, në lidhje me rastin.