LEZHË-Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës Nik Nikolli.

Nuk dihen ende detajet e pezullimit nga detyra te Nikollit, i cili  kishte vetëm pak muaj që ishte emëruar në këtë detyrë.

Sipas burimeve, Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me një sasi kanabisi të zbuluar pak ditë më parë në zonën e Ungrejt, ku dyshohet se ai mund të jetë pezulluar pikërisht për këtë çështje. Pezullimi është bërë nga drejtoria e standardeve në policinë e shtetit, dy ditë më parë.