Theu karantinën duke luajtur futboll natën te Pylli i Sodës! Pezullohet shefi i qarkullimit në Vlorë, e pëson edhe polici që i pa, por s'i gjobiti

Shefi i qarkullimit në Vlorë Rustem Plaka është pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pasi në orën 01:00 pas mesnate së bashku me 9 persona të tjerë u kap duke luajtur futboll në Pyllin e Sodës, në zonën ku stërvitet ekipi i Flamurtarit.

Së bashku me Plakën u pezullua nga detyra dhe nisi hetimi disiplinor edhe për një efektiv policie me inicialet G. F. pasi konstatoi personat që po luanin futboll dhe nuk mori masë administrative ndaj tyre.

Plaka së bashku me 9 personat e tjerë thyen karantinën, pasi prej së shtunës në orën 13:00 nuk lejohet dalja nga shtëpia dhe mbi të gjitha asnjë grumbullim për shkak të koronavirusit. Por shefi i qarkullimit që duhet të jetë shembull për zbatimin e masave bëri të kundërtën. 

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili mëson se ndeshjen që po luhej në mesnatë në Pyllin e Sodës ku stërvitet ekipi i Flamurtarit e ka denoncuar një qytetar me foto dhe video te strukturat e policisë që kanë vepruar më pas.

Pas konstatimit, Policia e Shtetit vendosi pezullim nga detyra të shefit të qarkullimit dhe policit. Gjithashtu përveç gjobës 10 personat që u kapën duke luajtur futboll do të karantinohen për 14 ditë nën mbikëqyrje nga ana e policisë.

Rustem Plaka

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • taraskon taraskone: 16/04/2020 08:44

    Rustemi eshte djale i Zoti!

    Përgjigju
  • Ani: 14/04/2020 17:25

    Shef Rustemi jemi me ty. Kjo bote eshte portokalle , leri cobant e vlores qe ja fut vellaj vellait, duan vertet ndonje drogaxhi aty se kush te ka ty ne shoqeri ta ndjej veten me fat

    Përgjigju
  • Vlor vlor: 14/04/2020 07:21

    Rustemi ka len vetm shokt te le cafe me ke do pim ata kokain.korba rusetem.po kjo vlonjatja vlor do jet gruja e rustemit qe breth lart posht me naftn e shtetit.cne shembull ai kok palari qe hapi syt ne vlor ai na turpuroj vloren turp.po nuk rij 14 dit ne shpi ai se vete e mer vellai erion shef i krimeve.

    Përgjigju
    • Ani: 14/04/2020 17:21

      O kok palaret e vlores qe ta fusni mbas shpine po ku njifni miresi ju, Shef Rustemi ec aty jemi me ty

  • Iliri: 13/04/2020 19:31

    A more Rustem kur te thonin qe do ta fusi Nikolini se ka dhene prova qe eshte i pabese s, degjove.Degjoji me te vjetrit se kurre nuk ke keq.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 13/04/2020 06:29

    Barinje me shqerra e dhi

    Përgjigju
  • Vlore: 13/04/2020 06:22

    Mjerë ne qe jetojme në Vlore

    Përgjigju
  • Lenci: 12/04/2020 23:44

    E legen. Nje nat pi kokain me tan veizin dhe erjon alushanin, e nje nat ia plas kalcetos. Po ti je llum o llum kush esht ai qe te mban ty akoma aty.

    Përgjigju
  • Doci: 12/04/2020 19:07

    Veprim te gabuar ka bere nqs ka luajtur futboll...por ndoshta duhet par dhe mundesia te jet nis ndonje gomone nga pylli i sodes ...zone problematike ajo per sa i perket trafikut

    Përgjigju
  • Skandal!!: 12/04/2020 18:47

    i futen ne karantine pa ju ber tamponin?!!! si denim karantina. Tani eshte i qarte idea e Ed rames. Karantina si burg. Ketyre sot duhet tu ish bere te tereve tamponi kishin apo jo shenja. per te pare rezikshmerine shoqerore. Pastaj ku eshte ndryshimi i atyre qe luajne ne mesnate dhe atyre qe radha per buke i ben bashke ne oren 12 te drekes. dhe se fundi ku eshte ndrsyhimi mes atyre qe luajne bashke dhe atyre bashke me edin dalin pazarit ose ministri me gjithe ard veliun dhe 7 police te tere si turme rrugeve te shkodres. gjeni ndryshimin. keta ne karantine. ata ne ministri e kryeministri.

    Përgjigju
    • Juli i Rikes: 14/04/2020 02:34

      Or plak je idiot apo ben vete?

    • realisti: 12/04/2020 19:16

      po cfare tampon ore. ku jane aq tampona tu bejne te 10 veteve atyre. ju vune dhe polici tek dera me parate e shtetit. mjere ne ne vendin ku jetojme. ne vend qe te shikojne nese kish ndonje te infektuar, i mbyllin te gjithe si dera. ky eshte populli qe nuk reagon

  • Shoku: 12/04/2020 18:46

    Nuk po ve ne diskutim njeri pozitivitetin e Rustemit apo profesionalizmin e tij. Puna eshte naten apo diten Covid nuk pyet. Ideja eshte te mos e bejme Kabul Shqiperine sepse deri tani me masat qe jane mare situata ka mbajtur mire. Shpetofshim me sa me pak te vdekur se ketu ku jetoj une po behet nami me te vdekur.

    Përgjigju
  • Erioni: 12/04/2020 18:24

    Keta policat ja fusin njeri tjetrit Por me sa e njofa une rustemin ishte njeri i mire qe bentr detyren dhe e respektonte ligjin por vlora eshte e llafeve qe e ben qimen tra

    Përgjigju
    • Ashtuuuu: 12/04/2020 19:52

      Serjozisht e ke ?? Jooo moreeee ... po ne qe po luajm futboll brenda 4 mureve apo çi q* tëmën ne ... beni si them une po mos beni si bej une.. hajt te shkura .. se do filloj prap mos e vri mendjen ....

  • Liku: 12/04/2020 17:54

    Ky fshatari thote beni si them une e mos beni si bej une dhe gjobat e makinave te anollohen ne qofte se ky kthehet

    Përgjigju
  • Vonjatja vlore: 12/04/2020 17:36

    Pavaresisht se ndoshta thyeu rregulloren ky ngelet nje njeri i shkelqyer dhe ky se bashku me artur selimaj e kane bere detyrej sic duhet ne vlore !!!! Ndoshta ka qene sh i lodhur sepse policia ne kete periudhe ka pasur sfilitjev dhe aspak kohe te lire dhe rustemi ka pasur nevoje per pak hapsire per tu argetuar . Sh turp ardi veliu!

    Përgjigju
    • [email protected]: 13/04/2020 00:43

      ik o teta se e morem vesh qe i paske koleg po ik na tregon ti ne te shkelqyerin qe ka zhvat gjysmen e shoferave te vlores

  • Celo: 12/04/2020 17:01

    Bravo rilidja. Kshu po ja ha koken njerezve te tu,nje vote sot minus nje neser,populli thot gure-gure behet kalaja. Hajd se per te fituar ke ne opozite do i kerkosh prap njerzit qe ja ke futur.

    Përgjigju
  • xXx: 12/04/2020 16:31

    Po ndonjë gol bëre?

    Përgjigju
    • ali: 12/04/2020 18:28

      Beri gol, te porta e vet

  • vjeshta: 12/04/2020 16:26

    Kjo është Shqipëria e "shefave" dhe la qenë ka 30 vjet. Kështu ditë jetë gjithmonë.Popullit tonë i pëlqen nënshtrimi. Shef majtas ,shef djathtas!

    Përgjigju
  • Tregtari: 12/04/2020 16:26

    Statistikisht, Vlora ka qene qyteti me numrin me te ulet te aksidenteve ne periudhen qe ka qene shef qarkullimi Rustem Plaka. Gjithashtu, nga qytetet e medha mbetet qyteti me numrin me te ulet te te prekurve me covid-19. Te pezullosh nga detyra shefin e qarkullimit, pse luan futboll me shoket ne oren 1 te nates ku gjithe qytetaret jane ne shtepi me duket totalisht veprim i padrejte. Si vlonjat, me vje shume turp qe vijojne akoma keto lloj spiunlleqesh!

    Përgjigju
    • Temja: 12/04/2020 17:43

      Ik o Rustem se le nam duke komentuar me emra fallco , shefi i qarkullimit ka penguar perhapjen e virusit ! ha ha ha .Ik or legen se duhet te ishe ne burg prej kohesh per hajdutlleqet qe ke bere ne Cerrik e Kucove ku edhe ti thyen dhembet e te cane vetullen ata legenat qe haje e pije me ta .

    • Vlonjatja: 12/04/2020 17:37

      Ke shume te drejte zoteri

    • piu: 12/04/2020 17:16

      si more ky te lozi futboll me 10 veta te tjeret te rrin mbylur se nuk jan shefa ee .ashtu thua ti more pallosh te infektoi gjith qytetin ky pastaj ishalla se fusin me ne pune idiot polic

    • Loti: 12/04/2020 17:06

      Peshku qelb nga koka. Deri tani s kan nxjerr ndonje studim qe virusi s ngjitet naten. Prandaj mire ja kan ber. Skenderbe s ka qen.

  • Admiri: 12/04/2020 16:14

    Popull spiun.. Po mire mo ne mes te nates kujt po i prishte pune se po loznin futboll

    Përgjigju
    • Vlorevlora: 13/04/2020 16:55

      Per mua gabim edhe policia e shtetit qe ska futur brenda edhe ate qe beri video rustemin se normalisht ka qene gabim se ka thyer karantinen!

    • lol: 12/04/2020 17:15

      si more kujt i prishte pun .ne qofte se njeri ishte i nfektuar aty e merrnin te gjith dhe e shperndante shefi neper qytet ,cu pa pstaj qe te tjeret u mbyllen ne shpi.sa i trashe qe je more

    • Erik: 12/04/2020 16:34

      E gjitha eshte tek distancimi social man. Naten a diten nuk pyet virusi, jane potencial per t’u infektuar te dhjete e t’ua cojne familjeve te tyre virusin dhe nga 10 per dy jave mund te kesh 50-100 te infektuar.

  • lupi: 12/04/2020 15:19

    mos u merzitni se i tregullojne telat keta pas nje musjinprap ne pune vetem se i ndryshojne qytet. po te ishte shte ti vendosi pull te kuqe ketyre dy personave qe sa te jene gjall mos te punojne ne shtet. vetem kshu behet se ngelet duke denuar vetem te varferit.

    Përgjigju
  • Polici: 12/04/2020 14:48

    Po mire kaq plehra i paska patur shoket e tij ky polici?? Nuk thone kot i joti ta fut sot.

    Përgjigju
    • Gimi: 12/04/2020 15:45

      Si ka lene vend vetes ky m... qe ta respektojne koleget .Servil me shefat dhe i lig me koleget e vartesit eshte ky lloj haleje, mire ja kane bere .

  • Faisbe: 12/04/2020 14:37

    Polici eshte fytyra e shtetit......

    Përgjigju
  • Shaban: 12/04/2020 14:14

    duhet qe punonjesi i policise te largohet nga detyra mbasi eshte i paguar me parate e taksave qe te mbroje qytetaret.

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 12/04/2020 14:55

      Qytetaret ne oren 1 te nates ishin fjetur Shabon!! Mos valle duhet edhe t`i mbuloje kur flene ne shtrat??!!

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Momentete fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës?! Mori 3 fëmijët dhe iku te Ura e Bunës! Prokuroria: Bashkëshorti preku rëndë dinjitetin e saj

Momentete fundit të Alma Arrazit, çfarë i tha kunatës?! Mori 3 fëmijët dhe iku te Ura e Bunës! Prokuroria: Bashkëshorti preku rëndë dinjitetin e saj