Përbërësit:
- 300 ml qumësht (1½ gotë)
- 200 gr miell (1 gotë)
- 2 vezë
- ½ lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle vaj
- 150 gr djathë kaçkavall i grirë
- 150 gr sallam ose proshutë
- 3-4 salsiçe të prera në feta
- 1 spec i kuq i grirë
- 1 spec jeshil i grirë
- 100 gr misër i zier (opsionale)
Përgatitja:
Në një tas rrihni vezët me qumështin, vajin dhe kripën. Shtoni miellin gradualisht dhe përziejeni derisa të krijohet një masë e lëmuar, pa kokrriza. Shtoni të gjithë përbërësit e mbushjes dhe përziejini mirë. Shtroni letër pjekjeje në një tavë të rrumbullakët ose katrore dhe hidhni masën. Sipër mund të shtoni edhe pak kaçkavall shtesë për një kore më të artë. Piqeni në 190°C për 30–35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë dhe qendra të jetë pjekur.
Komente











