Historia e veçantë/‘Pija çdo ditë 2 shishe alkool, doja të vdisja’ biznesmeni 60 vjeçar rrëfen luftën e tij me depresionin dhe frymëzimin për t’ia dalë mbanë

Tani më kemi dëgjuar dhe lexuar se si sporti ndikon  pozitivisht në shëndetin fizik dhe atë mendor. Aktiviteti fizik ka një rol të madh dhe në shëndetin mendor dhe në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresionit. Pikërisht kjo është edhe historia frymëzuese e Pirro Xhakës, 60- vjecarit nga vlora i cili arriti të mposhte vitet e gjata të depresionit vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik.

“Dikur kam qenë shumë i sëmurë kam pasur probleme deri në paralizë të plotë, por falë sportit arrita të bëj gjëra të jashtëzakonshme, gjë e cila më ka ndryshuar jo vetëm jetën por edhe marrëdhëniet me njerëzit. Kur kam qenë i sëmurë kam qenë depresiv. Për një periudhë kam qenë si një rrobe e hedhur në gardhë, kurse sot falë aktivitetit fizik raportet ndryshojnë. Katër vjet të jetës sime nuk I mbaj mend fare” shprehet ai.  

Në një rrëfim për emisionin ‘Rreze Dielli’ tregon momentet e tij të vështira, luftën e gjatë me sëmundjen dhe tentativën për vetvrasje duke pirë vetëm alkool:

“Rrija në Barcelonë dhe mbaj mend se për më shumë së 2 javë nuk haja bukë, pija vetëm alkool. Pija alkool që të vdisja, nuk e doja më veten.

Ai rrëfen se i shpëtoi vdekjes duke u frymëzuar nga një marins amerikan që te përmirësonte shëndetin përmes sportit.

Inspirimi im ishte një marins amerikan, dhe fillova të stërvitesha sa në Barcelonë sa në Tiranë.

Pirro Xhaka është ndër biznesmenët e parë shqiptarë por pas një kalvari vuajtjesh për shkak të sëmundjes, sot rrëfen se për të paratë nuk janë më të rëndësishme.

“Unë jam marr me tregëti, me biznes. Kam pasur shumë aktivtete, kam qenë i pasur, sot paraja për mua nuk ka vlerë. Nuk punoj më për lekë, lekët janë stresantë. Lekët të nxjerrin nga vetja, padiskutim që pa to nuk mund të jetosh por po rende pas lekut anashkalon shumë pjesë të tjera të rëndëishme” thotë ai.

Ai ka edhe  një thirrje për të rinjtë dhe të moshuarit, që ta bëjnë sportin pjesë të jetës së tyre.

“Nëpërmjet kësaj intervistë dua të përcjell një mesazh për të gjithë njerëzit, sidomos ata që kanë probleme fizike, nëpërmjet aktivitetit fizik dhe sportit do të jenë shumë më mirë.  

 

MC/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beso: 12/11/2021 16:55

    Pirua eshte nje nga njerzit me zemren me te madhe

    Përgjigju
  • Armando harixhiu: 09/11/2021 17:10

    Hajde bab pirdho ti ke ber jet respekte nga gjith dukati se je dora jon te fala nga armnado ta beft zoti mbar je bejler do sjell dhe djemt tu mesosh pak boms se u skam moh gnith diten me blind

    Përgjigju
    • Dukati: 09/11/2021 19:18

      Prap ky raku armando raku ikor bole vish ndonje kaposh

  • Labi: 09/11/2021 14:26

    Spiun i grekut qen bir qeni 700 breza.

    Përgjigju
    • Piro xhaka: 10/11/2021 04:19

      Mi thuaj ne sy ato gjera osé beh trim indetifikohu osé fitu ne citare.........!!!!

  • Zani Caushi: 09/11/2021 13:19

    Deri dje me blije cigare, sot sme vin as te qelia , nejse

    Përgjigju
    • Indiferenti: 09/11/2021 14:35

      Pirro Xhaka eshte njeri i mrekullueshem, shpirtmadh dhe pasionant per te sherbyer me kulture qytetareve ne hotelin e tij.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja