Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, të vënë nën akuzë për futje të mallrave kontrabandë, duke mos paguar akcizë.
Në pranga kanë rënë personat me iniciale N. P., 50 vjeç dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim S.B.
Sipas policisë, këta persona pa nipt e pa u regjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar, policia ka zbuluar dhe sekuestruar; 1.440 pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular
Të arrestuarit janë vënë nën akuzë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë", "Kontrabanda me mallra të tjera", "Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë", "Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale", "Fshehja të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".