Pijet me sheqer rrisin presionin
e gjakut edhe tek të rinjtë

Pijet me sheqer rrisin presionin<br />e gjakut edhe tek të rinjtë
Të gjithë e dinë se pijet me sheqer, si pijet e gazuara dhe disa lëngje frutash, mund t'i bëjnë ata që i konsumojnë të shtojnë në peshë.

Por tani, studiuesit sugjerojnë se pirja e tyre mund të çojë edhe në rritjen e presionit të gjakut.

Studimi i publikuar në ‘The American Journal of Cardiology’ ka pranuar se ekziston një lidhje e fortë ndërmjet pijeve me sheqer dhe presionit të rritur të gjakut.

Studimi i bërë ka treguar se personat që konsumojnë pije të tilla kanë 26-70 përqind mundësi që të zhvillojnë rritjen e presionit të gjakut, se sa personat që nuk i konsumojnë ato.

Ata po ashtu pranuan se adoleshentët që konsumojnë tre apo më shumë pije me sheqer në ditë, kanë 87 përqind mundësi që po ashtu të zhvillojnë rritjen e presionit të gjakut.

Ata kanë thënë se ata që konsumojnë pijet me shqer mund të ulin oksidin nitrik në trup, që shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe në kë të mënyrë rritet presioni i gjakut.

Studiuesit sugjerojnë se rritja e presionit të gjakut mund të jetë si një përgjigje ndaj kripës në disa nga këto pije.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024