Pikëpyetje për ndarjen e ‘tortës’
2 mln Euro të kombëtares kuqezi

Pikëpyetje për ndarjen e ‘tortës’<br />2 mln Euro të kombëtares kuqezi
Kombëtarja shqiptare e futbollit përfitoi si shpërblim nga FSHF shumën 2 mln Euro për kualifikimin historik në Kampionatin Europian të Francës. Por tashmë kanë filluar edhe llogaritë për ndarjen e ‘tortës’ së suksesit.
 
Shpërblimet para kualifikimit të dhëna nga FSHF për sukseset arritura nuk kanë arritur asnjëherë një shumë kaq të madhe sa shpërblimi i fundit për kualifikimin në Francë prandaj kanë kaluar në heshtje. Por, shuma e fundit ka ngritur shumë pikëpyetje për ndarjen.
 
Mënyra më e drejtë për të ndarë shumën është në bazë të minutave që cdo lojtar ka qenë në fushë, gjithmonë llogaritja për eliminatoret e Francës dhe deri këtu nuk ka asnjë kundërshtim në plan të parë, por jo të gjithë lojtarët që janë grumbulluar për eliminatoret kanë zbritur në fushë, ç’ka mund të bëjë që ndarja mund të bëhet edhe në mënyrë të barabartë për të gjithë të grumbulluarit ose mund të përdoret një zgjidhje e tretë.
 
I kontaktuar nga gazeta ‘Shqiptarja. com’ Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku u shpreh se “Unë mund të them që shuma prej 2 mln Euro do t’i dorëzohet ekipit në muajin nëntor kur të grumbullohet për dy ndeshjet miqësore që do të zhvillojë.
 
Përsa i përket ndarjes nuk mund të them asgjë me saktësi, pasi me këtë pjesë do të merret stafit teknik. Trajneri dhe kapiteni do të bëjnë ndarjen e shumës për lojtarët që kanë kontribuar për kualifikimin historik” u shpreh ai.
 
Në një tjetër prononcim menaxheri i kuqezinjve, Alban Bushi sqaron më tej se “shpërblim do të për􀂿 tojë të gjithë lojtarët që janë grumbulluar në 2 vitet e fundit, përfshirë edhe ata që kanë qenë në ndeshjet miqësore, që janë 30 dhe pak a shumë i bie nga 60-65 mijë Euro për lojtar”.
 
Por pyetjes nëse shuma do të ndahet në bazë të minutave, apo në mënyrë të barabartë duke përfshirë edhe ata që nuk kanë luajtur asnjë minutë në eliminatore, por kanë qenë të grumbulluar, Bushi iu përgjigj në këtë mënyrë “kjo është një cështje e brendshme që do ta vendosë stafi, pasi të gjithë kanë kontribuar që Shqipëria të kualifikohet brenda apo jashtë fushe.
 
Me saktësi mund të them që janë 30 lojtarë ata që do të përfitojnë nga shpërblimi, pasi kaq janë grumbulluar për eliminatoret e Francës”përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë