VLORE - Dy persona me precedentë penalë u arrestuan nga Policia e Vlorës pasi u kapën në flagrancë me dy pistoleta në një lokal nate. Sapo kanë pikasur efektivët e policisë, dy të rinjtë kanë tentuar të fshihen por jo gjithcka ka shkuar mirë. 21-vjeçari masimiliano Haxhiraj teksa ka tentuar të fshehë armën në lokalin e natës ka plagosur lehtë në pulpën e këmbës shokun e tij Ernid Dredhaj 29 vjeç.
Policia sekuestroi dy armët që ata mbanin, një pistoletë Glok dhe Zastava si dhe 20 fishekë (1 gëzhojë) të kalibrit 9 mm.
Dy të rinjtë u zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në orët e para të mëngjesit në diskon Rosi (4-Elementët).
Masimiliano Haxhiraj dhe Enrid Dredhaj njihen nga Policia si persona me preçedentë penalë e kriminalë, të përfshirë në veprat penale "Krime kundër personave" dhe "Armëmbajtje pa leje".

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com