Pikat e angazhimit të qeverisë
në bashkëpunimin me FMN-në

Pikat e angazhimit të qeverisë<br />në bashkëpunimin me FMN-në
TIRANE - Qeveria shqiptare i paraqiti një memorandum të politikave ekonomike dhe financiare FMN-së, duke theksuar reformat politike dhe strukturore që do të ndërmerren në periudhën në vazhdim me mbështetjen e FMN-së.
 
Politikat ekonomike të qeverise të cilat i janë bashkangjitur marrëveshjes, synojnë ta vendosin ekonominë shqiptare në një rrugë zhvillimi të qëndrueshëm afatmesëm që çon në fitime të prekshme, duke përfshirë gjenerimin e punësimit dhe përmirësimin e standardit të jetesës të popullsisë shqiptare.
 
Qeveria angazhohet të ndërmarri reforma të zgjeruara ekonomike që përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe eliminojnë kufizimet që pengojnë zhvillimin ekonomik. Ajo shpreh angazhimin për ndjekjen e objektivave të zhvillimit ndërsa përmirësojnë stabilitetin makroekonomik dhe në këtë kontekst, përpiqen të reduktojnë problemet e lidhura me borxhin me të cilat po përballet vendi sot, duke i vendosur financat publike mbi një bazë të qëndrueshme.
 
DISA NGA PIKAT E MEMORANDUMIT TE POLITIKAVE EKONOMIKE:
 
Konsolidimi fiskal
-Qeveria është e angazhuar ndaj konsolidimit fiskal për të vendosur financat publike mbi një bazë të qëndrueshme dhe për të ulur borxhin publik në planin afatmesëm
-Konsolidimi afatmesëm fiskal do të jetë gjithashtu çelësi për arritjen e qëndrueshmërisë fiskale.
-Ne synojmë një deficit fiskal prej rreth 4.0 për qind të GDP-së në vitin 2014, duke përjashtuar shpenzimet për shlyerjen e pagesave të prapambetura, në ulje nga rreth 6 për qind i llogaritur për vitin 2013.
-Buxheti i vitit 2014 përfshin disa masa politikash për mbështetjen e konsolidimit fiskal.Në të njëjtën kohë ne do të zbatojmë iniciativa për lehtësimin e barrës së rregullimit
fiskal për individët, bizneset e vogla dhe grupet vulnerabil.
-Ekziston fleksibilitet i integruar në projektimin e programit për të garantuar arritjen e objektivave fiskale. Buxheti i vitit 2014 përfshin një kontingjencë në rast të mungesave të të ardhurave
-Përmirësimi i administratës tatimore do të jetë i rëndësishëm për realizimin e
objektivave të programit.
-Ne jemi në procesin e zbatimit të një sërë masave për rritjen e përputhshmërisë tatimore dhe zvogëlimin e mashtrimit.
 
Ne do të fillojmë përgatitjet së shpejti për të kaluar tek taksa e pronës e bazuar në vlerësim deri në vitin 2015.
Reforma në Administratën Publike është pikë kryesore e axhendës sonë politike.
Reforma e pensioneve është një prioritet kyç afatmesëm. Sistemi aktual përbën një
barrë të rëndë në burimet buxhetore, kryesisht për shkak të nivelit shumë të ulët të
grumbullimeve dhe kërkon reformë gjithëpërfshirëse me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së
saj afatmesme fiskale.
Struktura ekzistuese e përfitimeve do të rishikohet. Ne synojmë të reformojmë
sistemin e aftësisë së kufizuar për parandalimin e abuzimit.
Në vitin e ardhshëm ne planifikojmë gjithashtu të fillojmë një përpjekje
gjithëpërfshirëse për reformën e qeverisjes vendore.
Zhvillimi i mëtejshëm i shpenzimeve të kapitalit është thelbësor për përmbushjen e
objektivave tona të zhvillimit në planin afatmesëm.
 
Parandalimi dhe likuidimi i pagesave te prapambetura te qeverisë
 
-Prioriteti ynë parësor është përmbushja e detyrimeve të pagesave qeveritare dhe shmangia e lindjes së detyrimeve të reja të papaguara në të ardhmen.
-Shlyerja e pagesave të prapambetura do të udhëhiqet nga një strategji e likuidimit dhe parandalimit transparent dhe gjithëpërfshirës.
-Përveç likuidimit të pagesave ekzistuese të prapambetura, ne jemi gjithashtu të angazhuar për të vënë në funksionim proceset e nevojshme për monitorimin e angazhimeve të ardhshme dhe shmangien e grumbullimit të pagesave të prapambetura.
-Më tej, ne do të përmirësojmë procedurat e raportimit dhe aprovimit për urdhrat e prokurimit, veçanërisht për angazhimet financiare shumëvjeçare.
Politika monetare dhe e shkëmbimit valutor
- Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për të ruajtur stabilitetin e çmimeve sipas një kuadri të synuar nga inflacioni.
-BSH mbetet e angazhuar ndaj një regjimi të lirë të shkëmbimit valutor të luhatshëm. Ky regjim plotëson objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe mbështet kuadrin tonë operacional të politikës monetare.
-Instrumenti kryesor i politikës monetare do të vazhdojë të jetë norma një javore e marrëveshjes së riblerjes
-BSH do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në sektorin bankar për të garantuar se do të mbetet e mirë-kapitalizuar dhe likuide.
-Ulja e Kredive të Këqija është një prioritet dhe BSH do të fokusohet në masat përkatëse dhe do të garantojë forcimin e standardeve për huatë e reja.
-Gjithashtu, do të rishikohet Ligji mbi Falimentin
-Qeveria e Shqipërisë do të vazhdojë të forcojë kuadrin e saj makro-prudencial.
 
Reformat strukturore Klima e Biznesit
 
- Klima e Biznesit është një faktor i rëndësishëm në fuqizimin e investimeve dhe qeveria është e përkushtuar të ndërmarrë një rol aktiv në reformat në këtë fushë. Q
-Ne planifikojmë të ndërmarrim një vlerësim të plotë të kuadrit rregullator për biznesin që do të ofrojnë një bazë për agjendën afat-mesme
-Një reformë e procedurave të regjistrimit të biznesit do të ketë prioritet të lartë.
-Ne gjithashtu planifikojmë një sërë reformash në sektorin bujqësor, që ne besojmë që ka potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar.
-Për mbrojtjen sociale, qeveria përpiqet të përmirësojë barazinë dhe efikasitetin e sistemit.
-Ne po zhvillojmë një iniciativë për të plotësuar përfitimet sociale me trajnim profesional me qëllim që të aftësohen përfituesit për të gjetur punë.
 
Sektori i energjisë
 
-Task forca për reformën e sektorit të energjise do të zhvillojë një strategji afatmesme në bashkëpunim me bankën botërore
-Masat administrative janë planifikuar për të ulur humbjet e sistemit dhe të zgjerojnë bazën e paguesve të faturave.
-Përveç kësaj, ne planifikojmë të zgjidhim borxhit ndërmjet shoqërive që janë akumuluar në sektorin e energjetikës. P
-Përfundimisht, ne planifikojmë të përmirësojmë rrjetin e shpërndarjes së energjisë për të rritur sigurinë e furnizimit dhe pakësuar humbjet.
 
Arsimi dhe Shëndetësia
 
-Ne parashikojmë një agjendë të plotë për reformën arsimore dhe asaj në shëndetësi
 
Integrimi në BE
 
-Ne planifikojmë të fillojmë një rishikim të plotë të kuadrit ligjor të Integrimi Europian në pajtim me rekomandimet e Raport Progresit të Komisionit Europian
 
Statistikat
 
-Përmirësimi i shkëmbimit të të dhënave ndërmjet agjencive është një prioritet me qëllim përmirësimin e afateve besueshmërisë të llogarive kombëtare dhe statistikave te tjera makroekonomike
 
Momitorimi i programit
 
-Programi do t’u nënshtrohet rishikimeve tremujore për pesë rishikimet e para dhe gjysmë-vjeçare pas tyre bazuar në kriteret e performancës, objektivat tregues dhe objektivat strukturore, sipas parashikimit në Tabelat 1-2 dhe në Memorandumin Teknik të Mirëkuptimit (MTM). Ne presim që katër rishikimet e para të zhvillohen përkatësisht më 28 qershor 2014, 15 shtator 2014, 15 dhjetor 2014, dhe 27 mars 2015. Këto rishikime do të kërkojnë përkatësisht respektimin e kushtëzimit për fundin e marsit 2014, fundin e qershorit 2014, fundin e shtatorit 2014 dhe fundin e dhjetorit 2014.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç