Kjo konsiderohet faza e parë e krijimit të puçrrave të fytyrës. Kur lëkura fillon të prodhojë shumë vaj dhe kur bakteret bllokojnë poret, krijimi dhe më tej pastrimi i pikave të zeza bëhet i vështirë.
Por kjo mënyrë me alkool dhe me sodë buke është shumë efikase. Alkooli largon yndyrën e fytyrës, ndërsa soda është një scrub mjaft i mirë për të pastruar qelizat e vdekura.
Çfarë të duhet?
Sodë buke
Ujë i zier ose i distiluar
Alkool
Pambuk
1. Laje fytyrën duke u fokusuar në zonën ku ke pika të zeza duke përdorur një pastrues të butë për lëkurë të yndyrshme. Më pas thaje me një peshqir të pastër.
2. Hidh disa pika alkool në një copë pambuku të pastër për të dezinfektuar të gjithë zonën e prekur nga pikat e zeza. Shmange përdorimin e alkoolit në zonat e tjera të fytyrës që janë të pastra dhe të thata.
3. Pasi të kesh vluar një gjysmë gote ujë për të larguar të gjitha papastërtitë që vijnë nga burimet e ujit, shto një gjysmë gote me sode buke, derisa të krijohet një lloj paste. Nëse ke më shumë zona të prekura me pika të zeza dhe kjo masë nuk të mjafton, mos harro që sasia duhet të jetë 1 me 1. Pasi ta kesh përzier, fillo aplikimin në fytyrë.
5. Fillo aplikimin e pastës në zonat e prekura dhe shmange në pjesë të tjera të lëkurës për të mos e acaruar dhe për të shmangur skuqjen. Shmang zonat me lëkurë të thatë. Lëre pastën të thahet në lëkurë dhe të veprojë si një lloj maske.
6. Pastroje me lehtësi fytyrën duke e masazhuar me mollëza dhe më pas pastroje maskën me ujë të ngrohtë.
7. Shpëlaje fytyrën edhe me ujë të ftohtë për të mbyllur poret dhe për të eliminuar skuqjen.